
SHPALLJE PËR NGRITJE NË DETYRË (Drejtor në Drejtorinë e Auditimit të Brendshëm)
9 Korrik, 2025
SHPALLJE PËR VENDE TË LIRË PUNE
10 Korrik, 2025
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
BASHKIA VLORË
DREJTORIA E PËRGJITHSHME EKONOMIKE, TURIZMIT DHE SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE
DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE
SHPALLJE PËR VENDE TË LIRË PUNE
(Kryeinspektor në Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit)
Lloji i diplomës: niveli minimal i diplomës “Master Shkencor” në fushat e drejtësisë, inxhinierisë së ndërtimit, arkitekturës, urbanistikës, konstruksionit, transportit, teknologjisë së materialeve, gjeologjisë, hidrogjeologjisë dhe mjedisit
Bazuar në Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligjin Nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë i ndryshuar, Ligjin Nr. 9780, datë 16.7.2007 “Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet ekundërligjshme”, VKM-në nr. 894, datë 4.11.2015 “Për unifikimin e procedurave të kontrollit të territorit nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe ai i njësisë vendore”, VKB nr. 101, datë 03.12.2024, VKB nr. 102 datë 18.12.2024dhe Vendimin nr. 3 datë 17.01.2025 i Kryetarit të Bashkisë Vlorë “Për miratimin e Strukturës organizative të Bashkisë Vlorë, Institucioneve të varësisë dhe Funksioneve të deleguara – 2025” i ndryshuar, Bashkia Vlorë shpall procedurat për vendit e lirë të punës:
Kryeinspektor në Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit
Afati për dorëzimin e dokumentave: |
20 Korrik 2025 |
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin më sipër është:
a) Vendos për përmbushjen e detyrimeve ligjore në fushën e planifikimit dhe zhvillimit të territorit;
b) Vendos gjoba, sipas llojit të shkeljeve të dispozitave ligjore në fushën e planifikimit dhe zhvillimit të territorit;
c) Paraqet pranë organeve përkatëse kërkesën për heqje të licencës profesionale, personale ose të shoqërisë, në rast të ndërtimit të kundërligjshëm, si dhe në rastet kur vëren shkelje të kushteve teknike të zbatimit, projektimit dhe shkelje të masës së pezullimit të ndërtimit;
ç) Vendos pezullimin e punimeve/ndërtimeve në rastin kur një afat kohor paraprak është i nevojshëm për marrjen e vendimit për përmbushjen e detyrimeve ligjore në fushën e planifikimit dhe zhvillimit të territorit;
d) Vendos prishjen e ndërtimit të kundër-ligjshëm;
dh) Përgatit kallëzimin penal për veprat penale të konstatuara gjatë ushtrimit të kontrollit dhe e paraqet atë pranë organeve përgjegjëse, sipas legjislacionit në fuqi;
e) Detyrohet t’i japë informacionin dhe/ose dokumentacionin e kërkuar Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit brenda një afati kalendarik 5-ditor nga data marrjes së kërkesës, si dhe krijon të gjitha lehtësitë për përmbushjen e detyrave të këtij inspektorati;
ë) Merr vendim zhdëmtimi në ngarkim të subjektit kundërvajtës për shpenzimet e prishjes së ndërtimit dhe të kthimit të truallit në gjendjen e mëparshme;
f) Përgatit dhe i jep të dhëna statistikore Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit çdo tre muaj për masat e marra
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a – Të zotërojnë një diplomë të nivelit Master Shkencor në fushat e drejtësisë, inxhinierisë së ndërtimit, arkitekturës, urbanistikës, konstruksionit, transportit, teknologjisë së materialeve, gjeologjisë, hidrogjeologjisë dhe mjedisit.
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT |
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentave të cituara më sipër, do të bëhet në Bashkinë Vlorë.
Dokumentat e aplikimit duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 20.07.2025 në adresën
Bashkia Vlorë
Sheshi “4 Heronjtë”
Vlorë, 9401
Shqipëri