Njoftim për listën përfundimtare – “Specialist Investimesh” në Drejtorinë e Infrastrukturës dhe Investimeve Publike
17 Korrik, 2024SHPALLJE E REZULTATIT PARAPRAK “DREJTOR” NË DREJTORINW E ZHVILLIMIT EKONOMIK DHE TURIZMIT
18 Korrik, 2024
NDËRMARRJA E SHËRBIMEVE PUBLIKE
SHPALLJA E POZICIONEVE DHE KRITERET
PËR
“VROJTUES PLAZHI”
Bazuar në VKM nr. 171, datë 27.3.2019 “Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”, me ndryshime, Ligjin Nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, VKB nr. 92, datë 24.11.2023 “Për miratimin e numrit të punonjësve të Bashkisë, Institucioneve të Varësisë dhe Funksioneve të Deleguara – 2024” me ndryshime dhe për arsye se shpallja e datës 14.06.2024 për pozicionet e punës “Vrojtues plazhi” u mbyll pa asnjë kandidat;
BASHKIA VLORË rishpall pozicionet e punës “VROJTUES PLAZHI”
Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët:
–Të ketë Çertifikatën dhe Kartën ekuivalente të certifikatës brenda afatit të vlefshmërisë, lëshuar nga qendra e formimit profesional përkatës. Rinovimi i saj bëhet sipas rregullores së subjektit certifikues, me qëllim monitorimin e aftësive fizike, mendore të vrojtuesit.
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a – Jetëshkrimi
b – Fotokopje të diplomës të shkollës së mesme
c – Fotokopje të librezës së punës
d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f – Vetëdeklarim/Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
i – Fotokopje të Çertifikatës dhe Kartës ekuivalente të certifikatës brenda afatit të vlefshmërisë
Si të aplikoni:
Nëse jeni të interesuar për të aplikuar për këto pozicione, mund tëdorëzoni dokumentat e cituara më sipër me postë në adresën: Bashkia vlore, Sheshi “4 Heronjte ose pranë Drejtorisë së Bashkëqeverisjes, Bashkia Vlorë”, brenda datës 29.07.2024