SHPALLJE E REZULTATEVE PARAPRAKE “SPECIALIST INXHINIER MJEDISI” NË DREJTORINË E URBANISTIKËS
21 Maj, 2024SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL
23 Maj, 2024
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
BASHKIA VLORË
DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE
SHPALLJE PËR
NGRITJE NE DETYRE DHE PRANIM NGAJASHTE SHERBIMIT CIVIL
(Drejtor në Drejtorinë e Pergjithshme Ekonomike, Turizmit dhe Shërbimeve Mbështetëse)
Në zbatim të nenit 32, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”,i ndryshuar, të Kreut III dhe VIII të VKM nr. 118, datë 05.03.2014 me ndryshime, si dhe Vendimit të Kryetarit Bashkisë nr. 55, datë 17.05.2024 “Për pranim në konkurim të kandidatëve jashtë shërbimit civil”, Drejtoria e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Vlorë shpall procedurat e ngritjes në detyrë dhe pranimin për kandidatët jashtë shërbimit civil për pozicionin:
Drejtor në Drejtorinë e Përgjithshme Ekonomike, Turizmit dhe Shërbimeve Mbështetëse: Klasa II-A
Lloji i diplomës: “Shkenca ekonomike” niveli minimal i diplomës “Master shkencor”
Afati për dorëzimin e dokumentave për NGRITJE NË DETYRË DHE PRANIM NGA JASHTE: |
22 QERSHOR 2024 |
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin më sipër është:
1 |
NGRITJE NË DETYRË DHE APLIKIMI NGA JASHTË SHËRBIMIT CIVIL |
Ky pozicion është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranim nga jashte sherbimit civil.
Këtë Informacion do ta merrni në faqen e Bashkisë Vlorë.
1.1 |
KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE APLIKIMI NGA JASHTË SHËRBIMIT CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA |
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë nepunesit civil te nje kategorie paraardhëse (vetem nje kategori me e ulet), te punësuar ne te njëjtin apo në institucione të tjera te shërbimit civil që plotësojnë kushtet për ngritje në detyrë të cilët plotësojnë kërkesat e veçanta per vendin e lire.
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë dhe kandidatë nga jashte sherbimit civil.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati (nepunesi civil) në procedurën e ngritjes ne detyre dhe kandidati nga jashtë shërbimit civil janë:
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a – Të zotërojnë një diplomë të nivelit “Master shkencor“ në Shkenca Ekonomike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.
b – Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë pune në pozicione drejtuese.
c – Aftësi për të drejtuar dhe menaxhuar
ç – Aftësi komunikimi;
d – Aftësi të drejtimit strategjik;
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT |
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a-Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
b-Fotokopje të diplomës. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit
c-Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d-Cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
e-Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
f–Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
g-Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore / Vërtetim të gjendjes gjyqësore.
h-Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.
i- Vertetim qe nuk ka mase disiplinore ne fuqi
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentave të cituara më sipër, do të bëhet në Bashkinë Vlorë.
Dokumentat e aplikimit duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 22.06.2024 në adresën:
Bashkia Vlorë
Sheshi “4 Heronjtë”
Vlorë, 9401
Shqipëri
1.3 |
REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK |
Në datën 02.07.2024 Drejtoria e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Vlorë do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e ngritjes ne detyre dhe aplikimi nga jashtë shërbimit civil, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e ngritjes në detyrë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Bashkia Vlorë, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
1.4 |
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI ME SHKRIM DHE INTERVISTA |
Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
1.5 |
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE |
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”
http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015
1.6 |
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT |
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Vlorë do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e konkurimit, do të marrin informacion në faqen e Bashkisë Vlorë për fazat e mëtejshme të procedurës së konkurimit:
Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Bashkisë Vlorë duke filluarnga data 02.07.2024