
SHPALLJE PER VENDE TE LIRA PUNE
26 Janar, 2026
SHPALLJE PER VENDE TE LIRA PUNE PUNONJËS ME KONTRATË
27 Janar, 2026REPUBLIKA E SHQIPERISË BASHKIA VLORË DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE SHPALLJE E VENDIT VAKANT PËR POZICIONIN E DREJTUESIT TË KOPSHTIT NR. 13 Bazuar në Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” dhe Ligjin nr. 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” neni 55/1, Drejtoria e Burimeve Njerëzore, shpall vendin vakant për pozicionin e Drejtorit të Kopshtit Nr. 13, Bashkia Vlorë. Kandidati për drejtor i IPAP-së duhet të plotësojë kushtet si vijon: a) të zotërojë arsimim si mësues sipas përcaktimeve në nenin 57, të ligjit nr. 69/2012 "Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; b) të ketë të paktën 5 vjet pune përvojë pune si mësues në arsimin parashkollor; b) të ketë të paktën kategorinë "Mësues i kualifikuar", me vlerësim jo më pak se "Mirë" në kualifikimin e fundit; c) të mos ketë masë disiplinore në fuqi ndaj tij; d) të jetë i certifikuar nga Shkolla e Drejtorëve pas përfundimit me sukses të trajnimit të detyrueshëm përgatitor, për drejtimin e institucionit arsimor parauniversitar. Dokumentacioni i aplikimit, afati dhe mënyra e dorëzimit të tij 1. Dokumentacioni i aplikimit për pozicionin e drejtorit në IPAP përmban: a) jetëshkrimin; b) diplioma sipas përcaktimeve të nenit 57, të Ligjit nr. 69/2012 "Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; kopjen e librezës së punës; c) kopjen e dokumentit të identitetit (ID); d) tabelën me të dhënat për aplikantin (sipas modelit të përcaktuar në shtojcën nr. 5); ____________________________________________________________________________ Adresa : Sheshi “4 Heronjtë”, www.vlora.gov.al; e-mail: info@vlora.gov.al e) certifikatën e drejtuesit të IPAP-së; f) vetëdeklarimin e gjendjes gjyqësore; g) vërtetim nga institucioni ku punon, që nuk ka masë disiplinore në fuqi; h) deklaratën për verifikimin e vërtetësisë së dokumenteve të paraqitura nga kandidati; i) deklaratën e konfliktit të interesit me punonjësit arsimorë të IPAP-së (bashkëshort/ bashkëshorte, prind, vëlla/motër, fëmijë në moshë madhore, prindër të bashkëshortit/ bashkëshortes); 1. Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucionin e Bashkisë Vlorë. Afati për dorëzimin e dokumentacionit 05 Shkurt 2026 Shpallja e verifikimit paraprak 10 Shkurt 2026 Shpallja e aplikantëve me dokumentacionin e plotë dhe të saktë 15 Shkurt 2026


