SHPALLJE E REZULTATEVE PARAPRAKE “SPECIALIST” NË SEKTORIN E PROKURIMEVE
10 Mars, 2026___________________________________________________________________
REPUBLIKA E SHQIPERISË
BASHKIA VLORË
DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE
SHPALLJE PER VENDE TE LIRA PUNE
PUNONJËS ME KONTRATË
Në mbështetje të Ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995
“Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimit nr. 228 datë 31.12.2025 të Kryetarit të
Bashkisë Vlorë “Për miratimin e Strukturës organizative të Bashkisë Vlorë, Institucioneve të varësisë dhe
Funksioneve të deleguara – 2026”, Bashkia Vlorë shpall procedurat e konkurrimit për vendin e lirë:
1- Specialist mbikëqyrës në Ndërmarrjen e Pastrimit, Bashkia Vlorë
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
Evidenton probleme që dalin nga veprimtaria e përditshme si dhe shqetësimet e ndryshme që
ngrihen me shkrim nga qytetarët, përcakton zgjidhjet e mundshme brenda kuadrit ligjor në fuqi
dhe i propozon drejtorit rrugëzgjidhjet përkatëse.
Kontrollon punën e përditshme të punonjësve të terrenit në varësi, për plotësimin e detyrave që ju
janë ngarkuar.
Bën evidencat ditore për punonjësit e terrenit në varësi
Përcakton orët shtesë të punës sipas nevojave të punës
Mban me proçesverbal orët e punës dhe ja paraqet drejtorit të ndërmarrjes për miratim
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
1. Të jenë shtetas shqiptar;
2. Të zotërojnë një diplomë të Arsimit të lartë, niveli minimal Bachelor;
3. Të jenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të aftë fizikisht e mendërisht për të vepruar;
4. Të mos jenë të dënuar nga organet gjyqësore dhe të drejtësisë me vendim të formës së prerë;
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
b – Diplomë e noterizuar (përfshirë dhe diplomën “Bachelor”). Për diplomat e marra jashtë Republikës së
Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo
të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
e – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
f – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
g – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore / Vërtetim të gjendjes gjyqësore
Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo në sportelet e Bashkisë Vlorë brenda datës 16.03.2026.
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar.


