
SHPALLJE PER VENDE TE LIRA PUNE PUNONJËS ME KONTRATË
13 Shkurt, 2026
SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE NGRITJE NE DETYRE SHERBIMIT CIVIL
16 Shkurt, 2026SHPALLJE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL
(“Specialist” në Sektorin e Prokurimeve)
Lloji i diplomës: “Shkenca inxhinierike”, niveli minimal i diplomës "Master
shkencor"
Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Vlorë në bazë të nenit 22 të ligjit nr.152/2013 “Për
nëpunësin civil” dhe pikës 1 të Kreut II të VKM nr. 243, datë 18.3.2015, “Pranimin, lëvizjen
paralele, periudhen e proves dhe emerimin ne kategrine ekzekutive”, njofton se për plotësimin
e vendit të lirë të punës me procedurën e lëvizjes paralele nuk shpallet asnjë kandidat.
Në këto kushte plotësimi i këtij vendi të lirë pune do të vazhdojë me procedurën e pranimit në
shërbimin civil.
Njoftimi i aplikantëve me këtë procedurë do të bëhet në faqen e Shërbimit Kombëtar të
Punësimit dhe atë të Bashkisë Vlorë në datën 27.02.2026.
Procedurat e konkurrimit do të zhvillohet në datën 10.03.2026 ora 10:00 në ambientet e
Bashkisë Vlorë.
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI ME
SHKRIM DHE INTERVISTA
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjes vendore”
Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”
Ligjin nr. 9131 dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”
Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”
Ligji nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”
Ligji nr. 9367 dt. 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e
funksioneve publike”,
Ligji nr. 162 dt. 23.12.2020 “Per prokurimin publik”
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- deri në 15 pikë për dokumentacionin e dorëzuar
b- deri në 60 pikë për vlerësimin me shkrim
c- deri në 25 pikë për Intervistën e strukturuar me gojë
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve,
mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të
Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”
http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURRIMIT
Data e daljes së rezultateve paraprake të konkurrimit do te jete brenda dates: 16.03.2026.


