
SHPALLJE E REZULTATEVE PËRFUNDIMTARE “SPECIALIST ADMINISTRATOR SHOQËROR” NË DREJTORINË E NDIHMËS DHE SHËRBIMIT SOCIAL
3 Shkurt, 2026
SHPALLJE E REZULTATEVE PËRFUNDIMTARE “SPECIALIST ADMINISTRATOR SHOQËROR” NË DREJTORINË E NDIHMËS DHE SHËRBIMIT SOCIAL
3 Shkurt, 2026___________________________________________________________________
REPUBLIKA E SHQIPERISË
BASHKIA VLORË
DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE
SHPALLJE PER VENDE TE LIRA PUNE
PUNONJËS ME KONTRATË
Në mbështetje të Ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995
“Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimit nr. 228 datë 31.12.2025 të Kryetarit të
Bashkisë Vlorë “Për miratimin e Strukturës organizative të Bashkisë Vlorë, Institucioneve të varësisë dhe
Funksioneve të deleguara – 2026”, Bashkia Vlorë shpall procedurat e konkurrimit për vendin e lirë:
1- Përgjegjës në Ndërmarrjen e menaxhimit të integruar të mbetjeve urbane, Bashkia Vlorë
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
1. Të jenë shtetas shqiptar;
2. Të zotërojnë një diplomë të nivelit “Master shkencor” në Shkenca ekonomike.Edhe diploma e nivelit
"Bachelor" duhet të jetë në të njëjtën fushë;
3. Të jenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të aftë fizikisht e mendërisht për të vepruar;
4. Të mos jenë të dënuar nga organet gjyqësore dhe të drejtësisë me vendim të formës së prerë;
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
b – Diplomë e noterizuar (përfshirë dhe diplomën “Bachelor”). Për diplomat e marra jashtë Republikës së
Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo
të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
e – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
f – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
g – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore / Vërtetim të gjendjes gjyqësore
Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo në sportelet e Bashkisë Vlorë brenda datës 10.02.2026.
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar.
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Drejtoria e Burimeve Njerëzore do të shpallë fituesit në
portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen e internetit.
Kandidatët jo fitues kanë të drejtë të ankimohen pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore. Afati i
ankimimit është 3 ditë nga data e shpalljes së fituesit.


