
SHPALLJE E REZULTATIT PËRFUNDIMTAR “SPECIALIST ADMINISTRATOR SHOQËROR” NË DREJTORINË E NDIHMËS DHE SHËRBIMIT SOCIAL
14 Janar, 2026
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
BASHKIA VLORË
DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE
SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE
DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL
(Specialist në Njësinë e Prokurimeve)
Lloji i diplomës: “Shkenca Ekonomike”, niveli minimal i diplomës “Master shkencor“
Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II, IV dhe VI të VKM nr Nr. 243, datë 18.3.2015, Drejtoria e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Vlorë shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil për pozicionin:
Specialist në Njësinë e Prokurimeve kategoria IV–2
Pozicioni më sipër u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele ne sherbimin civil!
Vetëm në rast se, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se pozicioni është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil.
Për të dy procedurat lëvizje paralele dhe pranim ne sherbimin civil aplikohet në të njëjtën kohë!
|
Afati për dorëzimin e dokumentave për LËVIZJE PARALELE: |
25 JANAR 2026 |
|
Afati për dorëzimin e dokumentave për PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL: |
30 JANAR 2026 |


