
Njoftim për listën paraprake – “Drejtor” në Drejtorinë e Infrastrukturës dhe Investimeve Publike
19 Dhjetor, 2025SHPALLJE PËR NGRITJE NE DETYRE DHE PRANIM NGA JASHTE SHERBIMIT CIVIL
22 Dhjetor, 2025REPUBLIKA E SHQIPËRISË
BASHKIA VLORË
DREJTORIA E PËRGJITHSHME EKONOMIKE, TURIZMIT DHE SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE
DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE
SHPALLJE PËR VENDE TË LIRË PUNE
(Drejtor në Policinë Bashkiake)
Lloji i diplomës: niveli minimal i diplomës “Master Shkencor” në shkenca shoqërore, juridike, ekonomike ose institucionet arsimore të sigurisë
Bazuar në Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligjin Nr. 7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjin nr. 89/2022 “Për Policinë Bashkiake”, VKM-në nr. 452 datë 26.07.2023 “Për miratimin e rregullores kuadër të Policisë Bashkiake”, VKB nr. 101 datë 03.12.2024, VKB nr. 102 datë 18.12.2024 dhe Vendimin nr. 3 datë 17.01.2025 i Kryetarit të Bashkisë Vlorë “Për miratimin e Strukturës organizative të Bashkisë Vlorë, Institucioneve të varësisë dhe Funksioneve të deleguara – 2025” i ndryshuar, Bashkia Vlorë shpall procedurat për vendit e lirë të punës:
Drejtor në Policinë Bashkiake
|
Afati për dorëzimin e dokumentave: |
21 JANAR 2026 |
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin më sipër është:
a) Organizon, drejton, kontrollon dhe përgjigjet për sigurimin e zbatimit të detyrimeve dhe
kompetencave që ka Policia Bashkiake;
b) Koordinon veprimtarinë e punës me Policinë e Shtetit për zbatimin e detyrimeve të akteve ligjore dhe nënligjore në fushën e rendit e të sigurisë publike në parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme për aktivitetet që zhvillohen në territorin e bashkisë;
c) Planifikon aktivitetin në mbështetje të detyrave të caktuara për të siguruar realizimin në kohë të
objektivave të përcaktuar;
ç) Kryen analiza, raporte, përshkrime që lidhen me veprimtarinë e Policisë Bashkiake;
d) I propozon kryetarit të bashkisë kalendarin e trajnimeve për të siguruar kualifikimin periodik
profesional të punonjësve të Policisë Bashkiake;
dh) Këshillon kryetarin e bashkisë dhe jep mendime për zgjidhjen e çështjeve në fushën e
përgjegjësisë së tij
|
1.1 |
KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATËT DHE KRITERET E VEÇANTA |
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët të cilët plotësojnë kërkesat:
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati janë:
a – Të jetë shtetas shqiptar;
b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a – të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë ose të ketë diplomë të barazvlershme me të ose të ketë përfunduar studimet e arsimit të lartë jashtë vendit dhe të ketë njohur dhe njësuar diplomën sipas përcaktimeve për njësimin e diplomave, të parashikuara në legjislacionin në fuqi për arsimin e lartë, në shkenca shoqërore, juridike, ekonomike ose institucionet arsimore të sigurisë.
b – të ketë të paktën 5 vjet eksperiencë pune në administratën publike, Policinë e Shtetit, Forcat e Armatosura, Gardën e Republikës, Policinë e Burgjeve, Shërbimin për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimi, në profesionet e lira ose në çdo pozicion tjetër të barasvlershëm me to në sektorin privat;
c – të mos jetë subjekt i ndalimeve sipas legjislacionit në fuqi për garantimin e integritetit të
personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike
|
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT |
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentave të cituara më sipër, do të bëhet në Bashkinë Vlorë.
Dokumentat e aplikimit duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 21.01.2026 në adresën
Bashkia Vlorë
Sheshi “4 Heronjtë”
Vlorë, 9401
Shqipëri
Për të marrë informacion mbi vijimin e procedurës, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Bashkisë Vlorë duke filluar nga data 21.07.2025.
REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK TË DOKUMENTACIONIT
Pas verifikimit të dokumentacionit, në respektim të afatit ligjor, Njësia e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Vlorë do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen e internetit të Bashkisë Vlorë, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet testimi. Kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet adresës së e-mail) për shkaqet e moskualifikimit. Kandidatët e skualifikuar kanë të drejtë të ankimohen pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore. Afati i ankimimit është 5 ditë nga data e shpalljes së rezultateve të verifikimit.
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Testimi me shkrim
Kandidatët në testimin me shkrim do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me punën;
Intervista
Kandidatët, që rezultojnë fitues në fazat e tjera të testimeve, i nënshtrohen intervistës.
Kandidatët në intervistën me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Në Intervistë, totali i pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 20 (njëzet) pikë, të cilat ndahen përkatësisht:
a) jetëshkrimi (CV), që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, deri në 10 pikë;
b) intervista, deri në 10 pikë.
Rezultati i përgjithshëm i kandidatit përcaktohet mbi shumatoren e rezultateve të arritura nga testimi me shkrim dhe intervista.
Totali i pikëve për vlerësimi e kandidatëve është 100 pikë i detajuar si më poshtë:
Vlerësimi maksimal për testimin me shkrim është 80 pikë
Vlerësimi maksimal për intervistën me gojë është 20 pikë
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, për çdo fazë (testimit me shkrim dhe intervistës me gojë) Njësia e Burimeve Njerëzore në Bashkinë e Vlorës do të shpallë fituesit në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” në faqen e internetit të Bashkisë Vlorë në stendat e informimit të publikut dhe në stendat pranë Policisë Bashkiake.
Kandidati ka të drejtë të bëjë ankim me shkrim në Komisionin Përzgjedhës për rezultatin e pikëve dhe renditjen në listën fituese. Afati i ankimit fillon brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga:
a) data e njoftimit të rezultatit të verifikimit paraprak të kandidatit;
b) data e njoftimit të rezultatit të vlerësimit me shkrim;
ç) data e njoftimit të rezultatit të vlerësimeve për kandidatët, të cilët kanë marrë pjesë në të gjitha fazat e vlerësimit të përcaktuara.
Komisioni përzgjedhës njofton vendimin brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e përfundimit të afatit ankimor.
Në përfundim të këtij afati, njësia e burimeve njerëzore publikon kandidatët fitues.


