
SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIM NE SHERBIMIN CIVIL (Specialist në Sektorin e Diasporës dhe migracionit, Drejtoria e Projekteve të Huaja, Integrimit Europian dhe Diasporës)
10 Dhjetor, 2025REPUBLIKA E SHQIPËRISË
BASHKIA VLORË
DREJTORIA E PËRGJITHSHME EKONOMIKE, TURIZMIT DHE SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE
DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE
SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE
NGRITJE NE DETYRE DHE PRANIM NGA JASHTE SHERBIMIT CIVIL
(Përgjegjës në Sektorin e Prokurimeve)
Lloji i diplomës: Master shkencor në “Shkenca Juridike”
Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”,i ndryshuar, të Kreut II dhe III të VKM nr. 242, datë 18.03.2015 me ndryshime, si dhe Vendimit të Kryetarit Bashkisë nr. 191, datë 10.12.2025 “Për pranim në konkurim të kandidatëve jashtë shërbimit civil”, Drejtoria e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Vlorë shpall procedurat e lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë dhe pranim nga jashtë shërbimit civil për pozicionin:
Përgjegjës në Sektorin e Prokurimeve: Klasa III-2
Pozicioni më sipër u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele ne sherbimin civil!
Vetëm në rast se, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se pozicioni është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë në shërbimin civil.
Për të dy procedurat lëvizje paralele dhe ngritje në detyrë/ pranim nga jashtë sherbimit civil aplikohet në të njëjtën kohë!
| Afati për dorëzimin e dokumentave për
LËVIZJE PARALELE: |
20 DHJETOR 2025 |
| Afati për dorëzimin e dokumentave për
NGRITJE NË DETYRË DHE PRANIM NGA JASHTË: |
25 DHJETOR 2025 |
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin më sipër është:
- Administron në mënyrë të vazhdueshme procesin e prokurimit dhe vepron ne baze te urdherave te Kryetarit te Bashkise per perdorimin e kodit te institucionit ne faqen e internetit www.app.gov.al.
- Përgjegjet për sigurimin e të dhënave të nevojshme nga strukturat përkatëse në institucion dhe përgatitjen e regjistrit të parashikimit të prokurimeve publike, të regjistrit të realizimit, për hartimin dhe dërgimin e njoftimeve për botim brenda afateve kohore, për hartimin e urdhrave të prokurimit, për mbledhjen e të gjitha materialeve të nevojshme që u bashkëlidhen dokumenteve të tenderit (si për shembull, hartat, skicat, planet, etj).
- Përgjegjet për hartimin e dokumenteve të tenderit, kërkesat për kualifikim dhe kriteret e vlerësimit, specifikimet teknike etj.
- Përgjegjet për mirëmbajtjen e regjistrit zyrtar të zbatimit të procedurave, duke përfshirë edhe procesverbalet e mbledhjeve, si dhe për llogaritjen e çmimeve të shitjes së dokumenteve të tenderit që u jepen operatorëve ekonomikë me kërkesë të tyre.
- Përgjegjet për lëshimin e një kopjeje të dokumenteve të tenderit për çdo operator ekonomik.
- Jep sqarime për dokumentet e tenderit Komisionit te Vleresimit te Ofertave.
- Ne perfundim te procedures se prokurimit harton kontraten qe do te lidhet me shoqerine fituese.
- Kryen ne menyre elektronike njoftimet,modifikimet, arshivimet, etj. te procedurave te prokurimit.
- Kryen inventarizimin e dosjes te procedurave te prokurimit dhe kujdeset per dorezimin e tyre ne arkivin e Bashkise Vlore ne menyren dhe ne afatin te parashikuar ne ligj.
- Mban lidhje te vazhdueshme me Agjencine e Prokurimit Publik dhe institucione te specializuara per zgjidhjen me efikasitet te problemeve ligjore qe lindin gjate procedurave te prokurimit publik.
| 1 | LËVIZJA PARALELE |
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.
| 1.1 | KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA |
Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:
a) Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori III;
b) Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
c) Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a – Të zotërojnë një diplomë të nivelit Master shkencor në “Shkenca Juridike”.
b – Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 5 vite në fushën e prokurimeve.
| 1.2 | DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT |
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
b- Fotokopje të diplomës perfshire edhe diplomen bachelor. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d- Cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
e- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
f- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
g- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore / Vërtetim të gjendjes gjyqësore.
h- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.
i- Vertetim qe nuk ka mase disiplinore ne fuqi
Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 20.12.2025
Bashkia Vlorë
Drejtoria e Burimeve Njerëzore
Sheshi “4 Heronjtë”
Vlorë, 9401
| 1.3 | REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK |
Në datën 22.12.2025 Drejtoria e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Vlorë do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen e internetit të Bashkisë, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Vlorë, nëpërmjet adresës së e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.
| 1.4 | FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA |
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
· Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjes vendore”
· Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”
· Ligjin nr.107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”
· Ligjin nr. 9131 dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”
· Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit
· Ligji nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”
· Ligji nr. 162/2020 “Për prokurimin publik” i ndryshuar
| 1.5 | MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE |
Kandidatët do të vlerësohen për jetëshkrimin, eksperiencat, trajnimet, kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe vlerësimet pozitive.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
· Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
· Eksperiencën e tyre të mëparshme;
· Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Struktura e ndarjes së pikëve të vlerësimit të kandidatëve është, si më poshtë vijon:
a) 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë: 20 pikë për përvojën, 10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse, si dhe 10 pikë për certifikimin pozitiv;
b) 60 pikë intervista me gojë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”
http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015
| 1.6 | DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT |
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Vlorë do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të Bashkisë.
Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për shpalljen e fituesit.
| 2 | NGRITJE NË DETYRË DHE APLIKIMI NGA JASHTË SHËRBIMIT CIVIL |
Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende është vakant, ky pozicion është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranim nga jashte sherbimit civil.
Këtë Informacion do ta merrni në faqen e Bashkisë Vlorë.
| 2.1 | KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE APLIKIMI NGA JASHTË SHËRBIMIT CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA |
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë nepunesit civil te nje kategorie paraardhëse (vetem nje kategori me e ulet), te punësuar ne te njëjtin apo në institucione të tjera te shërbimit civil që plotësojnë kushtet për ngritje në detyrë të cilët plotësojnë kërkesat e veçanta per vendin e lire.
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë kandidatë nga jashte sherbimit civil.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati (nepunesi civil) në procedurën e ngritjes ne detyre dhe aplikimi nga jashtë shërbimit civil janë:
a- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar ne kategorine IV.
b- Te mos kete mase disiplinore ne fuqi (te vërtetuar me nje dokument nga institucioni)
c- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;
d- Të zotërojnë një diplomë të nivelit Master Shkencor në “Shkenca Juridike”
e- Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 5 vite në fushën e prokurimeve.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a – Të zotërojnë një diplomë të nivelit Master shkencor në “Shkenca Juridike”
b – Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 5 vite në fushën e prokurimeve.
| 2.2 | DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT |
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
b- Fotokopje të diplomës perfshire edhe diplomen bachelor. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d- Cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
e- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
f- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
g- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore / Vërtetim të gjendjes gjyqësore.
h- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.
i- Vertetim qe nuk ka mase disiplinore ne fuqi
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentave të cituara më sipër, do të bëhet në Bashkinë Vlorë.
Dokumentat e aplikimit duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 25.12.2025 në adresën:
Bashkia Vlorë
Sheshi “4 Heronjtë”
Vlorë, 9401
Shqipëri
| 2.3 | REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK |
Në datën 31.12.2025 Drejtoria e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Vlorë do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e ngritjes ne detyre dhe aplikimi nga jashtë shërbimit civil, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e ngritjes në detyrë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Bashkia Vlorë, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
| 2.4 | FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI ME SHKRIM DHE INTERVISTA |
Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
· Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjes vendore”
· Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”
· Ligjin nr.107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”
· Ligjin nr. 9131 dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”
· Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit
· Ligji nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”
· Ligji nr. 162/2020 “Për prokurimin publik” i ndryshuar
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
| 2.5 | MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE |
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- deri në 20 pikë për dokumentacionin e dorëzuar
b- deri në 40 pikë për vlerësimin me shkrim
c- deri në 40 pikë për Intervistën e strukturuar me gojë
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”
http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015
| 2.6 | DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT |
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Vlorë do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).


