
SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL ( “Specialist arsimi” në Sektorin e Arsimit, Rinisë dhe Sportit)
26 Nëntor, 2025
SHPALLJE PËR VENDE TË LIRË PUNE (Punonjës Policie në Policinë Bashkiake)
26 Nëntor, 2025
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
BASHKIA VLORË
DREJTORIA E PËRGJITHSHME EKONOMIKE, TURIZMIT DHE SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE
DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE
SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE
DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL
( “Specialist IT” në Sektorin e IT)
Lloji i diplomës: “Master shkencor” në Shkencat e Teknologjisë së Informacionit
Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”,i ndryshuar, si dhe të Kreut II, IV dhe VI të VKM nr. 243, datë 18.3.2015 i ndryshuar, Drejtoria e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Vlorë shpall procedurat e levizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil për pozicioni:
“Specialist IT” në Sektorin e IT IV-2
Pozicioni më sipër u ofrohen fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele ne sherbimin civil!
Vetëm në rast se, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se pozicioni janë ende vakant, ato janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil.
Për të dy procedurat lëvizje paralele dhe pranimin në shërbimin civil aplikohet në të njëjtën kohë!
| Afati për dorëzimin e dokumentave për
LËVIZJE PARALELE: |
06 DHJETOR 2025 |
| Afati për dorëzimin e dokumentave për
PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL: |
11 DHJETOR 2025 |
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin Specialist IT në Sektorin e IT është:
· Mirëmbajtja dhe përmirësimi i faqes elektronike (Website) të Bashkisë.
· Të mbështesë, ndihmojë dhe trajnojë personelin e Bashkisë për përdorimin e hardware dhe software.
· Përgjigjet për instalimin e programeve bazë dhe atyre profesionalë në kompiuterat e vendosur në Bashki.
· Mbron me fjalekalim, program e antivirus dhe sistem operativ te licensuar kompjuterat qe jane ne perdorim te institucionit.
· Ne fillim te cdo viti ne menyre periodike pergatit kerkesat per komisionin e blerjeve te vogla qe lidhen me bazen e nevojshme materiale per mirembajtjen ose riparimin e printerave, fakseve, fotokopjeve dhe kompjuterave.
· Punon për mirëmbajtjen dhe zgjidhjen e problemeve që lidhen me rrjetin e internetit dhe serverave të ndryshëm që do të përdoren;
| 1 | LËVIZJA PARALELE |
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.
| 1.1 | KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA |
Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:
a) Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilën aplikon;
b) Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
c) Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a – Të zotërojnë një diplomë të nivelit Master Shkencor në Shkencat e Teknologjisë së Informacionit. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
| 1.2 | DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT |
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
b – Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g – Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h – Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
i – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 06.12.2025
Bashkia Vlorë
Drejtoria e Burimeve Njerëzore
Sheshi “4 Heronjtë”
Vlorë, 9401
| 1.3 | REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK |
Në datën 09.12.2025, Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Vlorë do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen e internetit të Bashkisë, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Vlorë, nëpërmjet adresës së e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.
| 1.4 | FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA |
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
· Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjes vendore”
· Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”
· Ligjin nr. 43/2023 “Për qeverisjen elektronike”
· Ligjin nr. 9131 dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”
· Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”
· Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i procedurave administrative”
| 1.5 | MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE |
Kandidatët do të vlerësohen për jetëshkrimin, eksperiencat, trajnimet, kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe vlerësimet pozitive.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
· Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
· Eksperiencën e tyre të mëparshme;
· Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Struktura e ndarjes së pikëve të vlerësimit të kandidatëve është, si më poshtë vijon:
a) 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë: 20 pikë për përvojën, 10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse, si dhe 10 pikë për certifikimin pozitiv;
b) 60 pikë intervista me gojë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”
http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015
| 1.6 | DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT |
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Vlorë do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të Bashkisë.
Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për shpalljen e fituesit.
| 2 | PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL |
Vetëm në rast se pozicioni e renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezultojnë se ende janë vakant, këto pozicione janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.
Këtë Informacion do ta merrni në faqen e Bashkisë Vlorë.
| 2.1 | KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NE SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA |
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë shërbimit civil të cilët
plotësojnë kërkesat e nenit 21 të ligjit nr. 152/2013:
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:
a – Të jetë shtetas shqiptar;
b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
f – Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a – Të zotërojnë një diplomë të nivelit Master Shkencor në Shkencat e Teknologjisë së Informacionit. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
| 2.2 | DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT |
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a-Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
b-Fotokopje të diplomës. (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit
c-Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d-Cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
e-Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
f-Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
g-Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore / Vërtetim të gjendjes gjyqësore.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentave të cituara më sipër, do të bëhet në Bashkinë Vlorë.
Dokumentat e aplikimit duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 11.12.2025 në adresën
Bashkia Vlorë
Sheshi “4 Heronjtë”
Vlorë, 9401
Shqipëri
| 2.3 | REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK |
Në datën 19.12.2025, Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Vlorë do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e pranimit në shërbimit civil, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në shërbimin civil dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Bashkia Vlorë, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
| 2.4 | FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI ME SHKRIM DHE INTERVISTA |
Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
· Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjes vendore”
· Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”
· Ligjin nr. 43/2023 “Për qeverisjen elektronike”
· Ligjin nr. 9131 dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”
· Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”
· Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i procedurave administrative”
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicioni;
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
| 2.5 | MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE |
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- deri në 15 pikë për dokumentacionin e dorëzuar
b- deri në 60 pikë për vlerësimin me shkrim
c- deri në 25 pikë për Intervistën e strukturuar me gojë
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”
http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015
| 2.6 | DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT |
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Vlorë do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).


