
SHPALLJE PËR VEND TË LIRË PUNE 1 (një) pozicion“Edukatore (mësues parashkollor)” në Kopshtin “Nr. 8” Vlorë
30 Maj, 2025
SHPALLJA E POZICIONEVE DHE KRITERET
PËR
“VROJTUES PLAZHI”
Bazuar në VKM nr. 171, datë 27.3.2019 “Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”, me ndryshime, Ligjin Nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, VKB nr. 101, datë 03.12.2024 “Për miratimin e nivelit të pagave të Bashkisë, Institucioneve të Varësisë dhe Funksioneve të deleguara – 2025”, VKB nr. 102 datë 18.12.2024 “Për krijimin e Ndërmarrjes së Pastrimit dhe Ndërmarrjes së Gjelbërimit në vartësi të bashkisë Vlorë dhe për miratimin e numrit të punonjësve të Bashkisë, Institucioneve të varësisë dhe funksioneve të deleguara – 2025”;
BASHKIA VLORË shpall pozicionet e punës “VROJTUES PLAZHI”
Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët:
–Të ketë Çertifikatën dhe Kartën ekuivalente të certifikatës brenda afatit të vlefshmërisë, lëshuar nga qendra e formimit profesional përkatës. Rinovimi i saj bëhet sipas rregullores së subjektit certifikues, me qëllim monitorimin e aftësive fizike, mendore të vrojtuesit.
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a – Jetëshkrimi
b – Fotokopje të diplomës të shkollës së mesme
c – Fotokopje të librezës së punës
d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f – Vetëdeklarim/Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
i – Fotokopje të Çertifikatës dhe Kartës ekuivalente të certifikatës brenda afatit të vlefshmërisë
Si të aplikoni:
Nëse jeni të interesuar për të aplikuar për këto pozicione, mund tëdorëzoni dokumentat e cituara më sipër me postë në adresën: Bashkia Vlorë, Sheshi “4 Heronjte” ose pranë Drejtorisë së Bashkëqeverisjes, Bashkia Vlorë.