THIRRJE PËR EKSPERT PËR OFRIMIN E SHËRBIMIT NË “QËNDRËN SHUMËFUNKSIONALE PËR FËMIJËT DHE TË RINJTË E MINORITETIT ROM DHE EGJIPTIAN” NË NJËSINË ADMINISTRATIVE SHUSHICË.
21 Tetor, 2024SHPALLJE E REZULTATIT PËRFUNDIMTAR “Specialist Pranimi”, “Inspektor borxhi” dhe “Specialist i kontrollit në terren” në Drejtorinë e të Ardhurave Vendore
25 Tetor, 2024REPUBLIKA E SHQIPËRISË
BASHKIA VLORË
SHPALLJE PËR VEND TË LIRË PUNE
(1 (një) pozicion “Edukatore (mësues parashkollor)” ½ e normës në
Kopshtin Nr. 13 dhe ½ e normës në Kopshtin Nr. 2)
Bazuar në Ligjin Nr. 69/2012 “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Ligjin Nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Udhëzimin Nr.12, Datë 10.06.2021 “Për procedurat e pranimit e të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për administrimin e portalit “Mësues Për Shqipërinë”, Listën me rezultatet e kandidatëve të profilit Arsimi Parashkollor, të portalit “Mësues për Shqipërinë” 2024 ardhur me shkresën nr. 2185 Prot., datë 02.10.2023, nga ZVAP, hyrë në Bashki me nr. 15794, datë 07.10.2024, Urdhërin Nr. 31, datë 28.01.2020 “Për miratimin e rregullores për funksionimin e institucioneve arsimore parauniversitare në Republikën e Shqipërisë”, Udhëzimin Nr. 14, Datë 10.07.2023 “Për numrin e nxënësve për klasë dhe normat e punës mësimore në institucionet e arsimit parauniversitar”, shkresën nr. 16394 prot., datë 14.10.2024 “Shpallje për edukatore për plotësimin e normës javore të drejtuesit të kopshtit” nga Kopshti Nr. 2 dhe shkresën nr. 16389 prot., datë 14.10.2024 “Shpallje për edukatore për plotësimin e normës javore të drejtuesit të kopshtit” nga Kopshti Nr. 13.
Shpallet procedura për vendin e lirë të punës:
“Edukatore (mësues parashkollor)” me kohë të plotë, me afat të pacaktuar:
½ e normës në Kopshtin Nr. 13 dhe ½ e normës në Kopshtin Nr. 2
Kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët për procedurat dhe kriteret e veçanta bazohen në:
- Udhëzimin Nr. 8, Datë 03.05.2024 “Për procedurat e pranimit, të pezullimit dhe të largimit të mësit nga një vend pune, si dhe administrimit të portali “Mësues për Shqipërinë” me ndryshime.