SHPALLJE PËR VEND TË LIRË PUNE (1 (një) pozicion “Edukatore (mësues parashkollor)”
21 Tetor, 2024vSHPALLJE PËR VEND TË LIRË PUNE (1 (një) pozicion “Edukatore (mësues parashkollor)” ½ e normës në Kopshtin Nr. 13 dhe ½ e normës në Kopshtin Nr. 2)
21 Tetor, 2024THIRRJE PËR EKSPERT PËR OFRIMIN E SHËRBIMIT NË “QËNDRËN SHUMËFUNKSIONALE PËR FËMIJËT DHE TË RINJTË E MINORITETIT ROM DHE EGJIPTIAN” NË NJËSINË ADMINISTRATIVE SHUSHICË.
- Informacion i përgjithsëm
Bashkia Vlorë po zbaaton projektin “Qëndra shumëfunksionale për fëmijet dhe të rinjtë e Minoritetit Rom dhe Egjiptian” me mbështetjen e Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “ASKUSH TË MOS MBETET PAS” FAZA 2/LNB2 ku UNDP ka rolin e palës zbatuese sipas marrëveshjes me nr.6399 Date26.04.2024. Qëllimi i projektit është të mundësohet një vend i përshtatshëm për aktivitete social-kulturore-edukative për fëmijët dhe të rinjtë e komunitetit rom dhe egjiptian dhe familjet në nevojë me parimin e gjithëpërfshirjes dhe luftës kundër diskrimiminit për ofrimin e shërbimeve sociale të integruara pranë komunitetit.
2. Shërbimi kërkuar
Bashkia Vlorë në kuadër të projektit “Qëndra shumëfunksionale për fëmijet dhe të rinjtë e Minoritetit Rom dhe Egjiptian”, është e interesuar të kontraktojë shërbimin e ekpertit në:
- Realizimin e sesioneve informative dhe orientuese në komunitet
- Një fushatë ndërgjegjësuese mbi arsimimin dhe edukimin jo formal
Eksperti do te jenë edhe përgjegjës për:
Realizimin dhe monitorimin e qendrës duke ofruar ndihmë orientuese dhe informuese përgjatë periudhës së zbatimit të projektit
Hartim Broshure.
Afati për dorëzimin e aplikimeve : 08.11.2024
3. Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit.
Personat e interesuar do të dorëzojnë këto dokumenta pranë Bashkisë Vlorë.
- kërkesën;
- jetëshkrimin;
- fotokopjen e kartës së identitetit;
- fotokopjet e noterizuara të diplomës të arsimit të lartë;
- raportin mjekoligjor mbi gjendjen shëndetësore;
- deshmi penaliteti
- dokumentet për vërtetimin e përvojës në punë apo librezën e punës;
- vlerësimin e fundit të punës ose referencë nga punëdhënësi i fundit
- dokumenta që vërtetojnë eksperienca në pune me në projekte me fokus minoritetin rom dhe egjiptjan
- Përparësi do të kenë kandidatët përfaqësues të minoritetit Rom dhe Egjiptjan
4. Kushtet tekniko-profesionale
Për ekspertët:
- Diplomë universitare në fushën e shkencave sociale dhe humane;
- Njohuri shumë të mira rreth situates social-kulturore për fëmijët dhe të rinjtë e komunitetit rom dhe egjiptian dhe familjet në nevojë.
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe menaxhimit të situatave të ndryshme.
- Aftësi për të punuar në grupe multidisiplinare.
Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen me postë apo drejtëpërsëdrejti në institucion brenda datës 08.11.2024 , ne adresën:
Bashkia Vlorë, Sheshi “4 Heronjtë”, Vlorë 9401, Shqipëri.
Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektornike për shpalljen e fituesit me 18.11.2024.