Njoftim për verifikimin paraprak për pozicionet– “Specialist Pranimi”, “Inspektor borxhi” dhe “Specialist i kontrollit në terren” në Drejtorinë e të Ardhurave Vendore
4 Shtator, 2024Njoftim për listën përfundimtare – “Specialist Pranimi”, “Inspektor borxhi” dhe “Specialist i kontrollit në terren” në Drejtorinë e të Ardhurave Vendore
12 Shtator, 2024
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
BASHKIA VLORË
DREJTORIA E PËRGJITHSHME EKONOMIKE, TURIZMIT DHE SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE
DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE
SHPALLJE PËR VENDE TË LIRË PUNE
(5 pozicione Specialist në Njësinë e Koordinimit të Proçesit të Legalizimeve)
Lloji i diplomës: “Arsim i lartë”, niveli minimal i diplomës “Master Profesional”
Bazuar në Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligjin Nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë i ndryshuar, VKM-në nr. 435, datë 26.6.2024 “Për një shtesë në Vendimin nr. 867, datë 10.12.2014, të këshillit të ministrave,“përprocedurat e bashkëpunimi të institucionet eadministratës shtetërore” dhe VKB nr. 92, datë 24.11.2023 “Për miratimin e numrit të punonjësve të Bashkisë, Institucioneve të Varësisë dhe Funksioneve të deleguara – 2024” i ndryshuar,Bashkia Vlorë shpall procedurat për vendet e lira të punës:
5 pozicione Specialist në Njësinë e Koordinimit të Proçesit të Legalizimeve
Afati për dorëzimin e dokumentave: |
20 Shtator 2024 |
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin më sipër është:
1. Njofton subjektet që kanë aplikuar për legalizimin e ndërtimeve pa leje në zonën me prioritet zhvillimi urban dhe zonën informale të banimit, që të paraqesin kopje të kërkesës për legalizim apo dokumentacion tjetër të nevojshëm për trajtimin me prioritet të procesit;
2. Administron të dhënat dhe e plotëson atë me informacionin për të dhënat e objekteve ndërtime pa leje dhe subjektet përkatëse, sipas zonave/blloqeve përkatëse, që do t’i nënshtrohen procesit, duke i ndarë sipas kategorive përkatëse;
3. Përcjell informacionin e grumbulluar dhe të konsoliduar në funksion të evidentimit të subjekteve dhe të ndërtimeve objekte pa leje të zonës/bllokut përkatës te ASHK-ja;
4. Vepron si ndërlidhës/ndërmjetës ndërmjet ASHK-së dhe komunitetit vendor në zonën përkatëse, lidhur me procesin e matjeve në terren të objekteve të ndërtimeve pa leje, kontribuon në ndërgjegjësimin e tij, si dhe lehtëson komunikimin e ndërveprimin e ndërsjellë ndërmjet ASHK-së dhe subjekteve.
1.1 |
KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATËT DHE KRITERET E VEÇANTA |
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët të cilët plotësojnë kërkesat:
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati janë:
a – Të jetë shtetas shqiptar;
b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a – Të zotërojnë një diplomë të nivelit “Master Profesional”.
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT |
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a-Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
b-Fotokopje të diplomës. (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit
c-Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d-Cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
e-Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
f-Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
g-Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore / Vërtetim të gjendjes gjyqësore.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentave të cituara më sipër, do të bëhet në Bashkinë Vlorë.
Dokumentat e aplikimit duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 20.09.2024 në adresën
Bashkia Vlorë
Sheshi “4 Heronjtë”
Vlorë, 9401
Shqipëri