PROJEKT-VENDIM PËR DHËNIEN E NDIHMËS EKONOMIKE NGA TË ARDHURAT E BASHKISË MYZAFERE ISTREF ALUSHI TETOR 2020
R E P U B L I K A E S H Q I P Ë R I S Ë
BASHKIA VLORË
DREJTORIA E NDIHMËS DHE SHËRBIMIT SOCIAL
Nr._______prot. Vlorë, më_____._____ 2020
PROJEKT-VENDIM
Nr.________datë._______2020
PËR
DHËNIEN E NDIHMËS EKONOMIKE NGA TË ARDHURAT E BASHKISË
MYZAFERE ISTREF ALUSHI TETOR 2020
Bazuar në Ligjin nr.139/2015 datë 17.12.2015 “Për Vetqeverisjen Vendore”, neni 9 pika 1/1 a dhe 1/1 b, neni 54 pika k dhe n, Ligjin Nr. 57, datë 18.07.2019, “Për Asistencen Sociale ne Republiken e Shqiperise “ , VKM Nr.763, datë 29.11.1995, pika 2, gërma c, “Për kriteret e përdorimit të të ardhurave të Pushtetit Lokal”, si dhe VKB Nr.4, datë 30.01.2020, “ Mbi miratimin e kritereve të dhënies së ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok ndihmen”, për familjet që nuk i plotësojnë të gjitha kriteret për dhënien e ndihmës ekonomike, si dhe në bazë të materialit të paraqitur nga Drejtoria e Ndihmës Ekonomike dhe Shërbimit Social për Këshillin e Bashkisë
V E N D O S A:
Të përfitoje ndihmë ekonomike 1 familje me kushte shumë të vështira social-
ekonomike, me një fond 4.000 (katër mijë)lekë.
Nr | Njësitë administrative | NDIHMË EKONOMIKE | |
nr | lekë | ||
1 | Qendra e Bashkisë Vlorë | 1 | 4.000 |
GJITHËSEJ | 1 | 4.000 |
Familja që përfiton në skemën e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë ndodhet në listën bashkëlidhur materialit.
Ndihma ekonomike të fillojë në datën 01.10.2020 dhe pagesa të bëhet mbas datës 30. 11.2020.
- Masa e pagesës për familjet përfituese përllogaritet sipas V.K.M nr. 957, datë 04.09.2019 “Per përcaktimin e kritereve,të proçedurave,dokumentacionit dhe masës së përfitimit të ndihmës ekonomike” pika 1,kreu IV.
- Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Drejtoria e Financës dhe Drejtoria e Ndihmës dhe Shërbimit Social .
- Ky vendim hyn në fuqi sipas ligjit nr.139/2015 datë 17.12.2015 “Për Vetqeverisjen Vendore”, neni 9 pika 1/1 a dhe 1/1 b.
K R Y E T A R I
Dritan Leli