Vlora, Mbretëresha e Rivierës Shqiptare

Gjoba për Kundravajtje

gerichtshammer60

V E N D I M

Nr.25 Dt.02.06.2004

″MBI VENDOSJEN E GJOBAVE NGA BASHKIA VLORE PER
KUNDRAVAJTJET ADMINISTRATIVE″

 

 
Keshilli i Bashkise Vlore ne mbledhjen e dates 02.06.2004, pasi mori ne shqyrtim materialin e paraqitur nga grupi i punes per hartimin e Paketes se Kundravajtjeve Administrative, mbeshtetur ne Ligjin Nr 8652, dt 31.07.2000, “Per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, Ligjin Nr.7697, date 07.04.1993, “Per kundravajtjet administrative”, neni 3 dhe 5, Ligjin Nr.9119, date 24.07.2003, “Per disa ndryshime ne Ligjin Nr.7697, date 07.04.1993, Ligjin Nr.7813, date 07.04.1993, Ligjin Nr.7927, date 24.04.1995 dhe Ligjin Nr.8343, date 06.05.1998”, VKB Nr.66, date 24.12.2003 “Per taksat dhe tarifat vendore”
MOSSHLYERJA E TAKSAVE VENDORENDËRHYRJE NË HAPËSIRAT E GJELBERTA NDËRHYRJE NË INFRASTRUKTURËNDËRHYRJE NË RRJETIN E KANALIZIMEVENDËRHYRJE NË RRJETIN E NDRICIMITNDËRHYRJE NE RRJETIN E UJËSJELLSITNDËRMARRJET ME SIPËRMARRJEQËNDRIM PA LEJEUSHTRIMI I AKTIVITETIT PA LEJETË TJERAGJOBA PER SHKELJET E KRYERA NGA SHQORITE E NDERTIMIT
gjoba1
gjoba2
gjoba3
gjoba4
gjoba5
gjoba6
gjoba7
gjoba8
gjoba9
gjoba10

stema_dok

REPUBLIKA E SHQIPERISE

KËSHILLI I BASHKISË VLORE

 

V E N D I M

Nr.18. date 08.05.2008

“PËR VENDOSJEN E GJOBAVE PËR SHKELJET E KRYERA

NGA SHOQËRITË E NDËRTIMIT”                                             

Keshilli i Bashkise Vlorë në mbledhjen e datës 08.05.2008, në zbatim te Ligjit Nr. 8652, date 31.07.2000 “Për Organizmin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore” neni 10, pika 3/1,  neni 32, pika k; Ligjit Nr. 7697, datë 07.04.1993 “Për kundravajtjet administrative”, me ndryshimet e mëvonshme, nenet 3, 4, 5; Ligjit Nr.8934, datë 05.09.2002 “Për mbrojtjen e Mjedisit”, Neni 60, paragrafi 2, Neni 73; Ligjit Nr.8405, datë 17.09.1998 “Për urbanistikën”, i ndryshuar; Ligjit Nr.9010, datë 13.02.2003 “Për administrimin mjedisor të mbetjeve të ngurta”, neni 31, pika 1; Ligjit Nr.9780, datë 16.07.2007 “Për inspektimin e ndërtimit”, neni 4, 5, pika a; VKM Nr.862, datë 05.12.2007 “Për unifikimin e procedurave të kontrollit të territorit nga inspektoriati ndërtimor e urbanistik kombëtar e ai vendor”, pika 2, paragrafi ç, duke vlerësuar materialin e paraqitur nga Departamenti i Urbanistikës dhe Drejtoria e Shëndetit Publik dhe Mjedisit:

V E N D O S I:

  1. Të miratojë vendosjen e gjobave për shkeljet e kryera nga shoqëritë e ndërtimit dhe të transporti si më poshtë
Nr Emërtimi i shkeljes Frekuenca e shkeljes Masa e gjobës
1 Mungesa e mjeteve funksionale (pompa uji, lavazhe) në dalje të kantierit të ndërtimit, të cilat shërbejnë për larjen e gomave të makinave si dhe të gjitha pjesëve të jashtme të automjeteve të cilat shkaktojnë ndotje të mjedisit Për herë të parë 100.000 lekë
Për raste të përsëritura 200.000 lekë
2 Për ndotjen e hapësirës publike nga gomat dhe paisjet e automjeteve të tipeve dhe tonazheve të ndryshme, të cilat dalin nga kantieri i ndërtimit, pa marrë masat për pastrimin e tyre Për herë të parë 100.000 lekë
Për raste të përsëritura 200.000 lekë
3 Mungesa e rrethimit provizor sipas planit të organizimit të punimeve, përreth territorit të kantierit të ndërtimit Për herë të parë 100.000 lekë
Për raste të përsëritura 200.000 lekë
4 Për ndotje të hapësirës publike, jashtë rrethimit të kantierit të ndërtimit nga inerte, apo materiale të tjera ndërtimore Për herë të parë 5.000 lekë/m2
Për raste të përsëritura 10.000 lekë/m2
5 Për rastet kur kamionët, të cilët transportojnë materiale ndërtimore, nuk janë mbuluar dhe që krijojnë ndotjen e hapësirave publike, gjatë transportimit. 100.000 lekë
6 Për hedhje të mbeturinave ndërtimore jashtë territorit të përcaktuar për këtë qëllim (Jalli)

  • Për shoqëritë e transportit
  • Për drejtuesin e mjetit të transportit
Për herë të parë 100.000 lekë
30.000 lekë
Për raste të përsëritura Heqja e lejes së transporti
7 Mosrespektimi i kushteve brenda kantierit të ndërtimit, për zbritjen e mbeturinave ndërtimore nëpërmjet vendosjes së tubave të posaçëm nga katet e mësipërme, duke u hedhur më pas në konteinerin e grumbullimit të mbeturinave ndërtimore Për herë të parë 100.000 lekë
Për raste të përsëritura 200.000 lekë
8 Për mungesën e mjeteve mbrojtëse në objekt, të cilat shërbejnë për evitimin e ndotjes së ambientit nga pluhurat si dhe respektimin e sigurisë teknike në objekt Për herë të parë 100.000 lekë
Për raste të përsëritura 200.000 lekë
  1. Ngarkohet për zbatimin e pikave 1, 2, 3, 7 dhe 8 të tabelës, Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik i Bashkisë Vlorë.
  1. Ngarkohet për zbatimin e pikave 4, 5 dhe 6 të tabelës, Policia Bashkiake e Bashkisë Vlorë.
  1. Vjelja e gjobave të bëhet pranë Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore.
  1. Per zbatimin e ketij vendimi ngarkohet Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik i Bashkisë Vlorë, Policia Bashkiake dhe Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore.
  1. Ky vendim hyn në fuqi sipas Ligjit 8652, datë 31.07.2000, neni 33, pika 6.

Comments are closed.