Mbretëresha e Rivierës Shqiptare

KRYETARI I BASHKISË VLORË

dritan-leliDR. DRITAN LELI KA LINDUR MË 13 SHKURT TË VITIT 1969 NË QYTETIN E VLORËS KU DHE KA KALUAR FËMIJËRINË. AI ËSHTË I MARTUAR ME ZONJËN SUELA LELI (TOLE) DHE KANË 2 FËMIJË: DJALIN NOEL, 13 VJEÇ DHE VAJZËN IZABEL, 3 VJEÇ.

Dr. Leli i ka kushtuar të gjithë jetën e tij fushës së mjekësisë duke kryer dhjetëra specializime të ndryshme në fushën e radiologjisë dhe mjekësisë bërthamore dhe në vitin 2014 ka marrë gradën Doktor i Shkencave në universitetin e mirënjohur “La Sapienza” të Romës. Ai ka mbrojtur me diplomë edhe tre gjuhë të huaja: Anglisht; Greqisht; Italisht.

Interesi i Dr. Dritan Lelit për mjekësinë ka nisur më shumë se 30 vite më parë, kur ai filloi Shkollën e Mesme Mjekësore “Jani Minga” në qytetin e tij të lindjes, Vlorë. Më pas ai ndoqi studimet në Fakultetin e Mjekësisë, në universitetin e Tiranës, të cilat i përfundoi në vitin 1992.

Pas përfundimit të studimeve Dr. Leli i dedikoi jetën karrierës akademike, por pa lënë pas dore ushtrimin e aktivitetit të mjekut. Brenda pak vitesh Dr. Leli arriti të përfundojë specializimin pasuniversitar në Imazheri ne Universitetin e Tiranës dhe më pas në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Athinës. Në përfundim të studimeve ai u bë Bashkëpunëtor Shkencor në Katedrën e Radiologjisë, Universiteti i Athinës.

Në vitet që pasuan Dr. Leli mori diplomën e Studimeve të Thelluara Pasuniversitare në Tiranë dhe kreu specializimin e dytë pasuniversitar në Mjekësinë Nukleare në Universitetin Katolik “Gemelli”, Romë, Itali.

Në vitin 2014 ai mori gradën Doktor i Shkencave (PhD) në Universitetin “ La Sapienza” të Romës, ku u vlerësua maksimalisht.

Gjatë këtyre viteve Dr. Leli ka kryer trajnime të ndryshme në Gjermani; Francë; Austri; Itali; Greqi, Poloni etj. Të gjitha njohuritë e tij janë vënë në shërbim të mjekësisë shqiptare dhe më konkretisht të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë.

Punimet shkencore të Dr. Dritan Lelit janë prezantuar në katedra të ndryshme europiane si në Francë; Austri; Itali, Greqi dhe në Çikago të SHBA.

Gjatë të gjithë karrierës së tij Dr. Dritan Leli ka ndërthurur në mënyrë të përkryer studimet e thelluara në fushën e mjekësisë, me ushtrimin e aktivitetit në qendra të ndryshme spitalore në Shqipëri, Greqi dhe Itali.

Leave a Reply