Vlora, Mbretëresha e Rivierës Shqiptare

Klubi i Futbollit Flamurtari

flamurtari

Historia e Klubit te Futbollit “Flamurtari”

Nga gërmimet e zbulimet arkeologjike, nga dokumentet arkivore, nga dokumentet fotografike te shtypit te kohës, apo nga te dhenat gojore, konstaton se në qytetin bregdetar të Vlorës zanafilla e lojës “Top e këmbë” është shumë e hershme. Kurse si lojë e re futbolli, si garim sportiv, si lojë moderne e spektakolare mendohet të ketë filluar rreth vitit 1915. Kjo e dokumentuar edhe në “Sporti Shqiptar” Nr. 10 dt 28.11.1937.

Rinia vlonjate e viteve ‘20, një grup të rinjsh nga qyteti, studente të ardhur nga Kalabria e Italisë, themeluan të parën shoqëri sportive ne vitin 1921 te quajtur “Jeronim De Rada”. Kryetar i parë i saj zgjidhet Sezai Nota.

23 Mars 1923 mbahet si data e themelimit të klubit të futbollit vlonjat “Vlora”, kryetar i parë i te cilit, u zgjodh Milto Korçari, sekretar Malo Ismaili dhe financier Faslli Zoga.

Kjo shoqëri sportive rreth viteve 30’ kishte të anëtarësuar aq simpatizantë e aktivistë sa edhe qytetet e mëdha të asaj kohe si, Tirana, Shkodra apo Korça.

Anëtarët e shoqatës “Vlora” si veprimtari kryesore kishin sportin, veçanërisht atë futbollistik. Deri në fillimin e aktivitetit të parë kombëtar të futbollit kjo shoqatë ka zhvilluar një numër të konsiderueshëm ndeshjesh. Jo vetëm në qytetin tonë me ekipet e lagjeve, por rëndësi të veçante u kushtonte dhe ndeshjeve miqësore me ekipet e Kavajës, Fierit, Shkodrës, Korçës, Beratit etj.

Kampionati i parë 1930:

Shoqata Sportive “Vlora”: Apostol Malo, Neshat Agolli, Xhevdet Pustina, Jani Kosta, Pavllo Qiroko, Vasil Koço, Hasbi Tepelena, Zeko Koka, Syrja Gabrani, Remzi Verzivolli, Vasfi Semini, Abedin Bozhegu, Xhevdet Fishta, Hamdi Zoga.

Pjesemarrja e Shoqërisë Sportive “Vlora” :

  • Kampionatin I vendor, 1930, dhe me pas 1931, 1933 (Kategoria II), 1934, 1936 dhe 1937-1938.
  • Kupën “Vllaznia shqiptare”, 1939, pjesëtar në grupin C, bashkë me Durrësin, Beratin dhe Lezhën.

Pas Nëntorit 1944, çlirimit të vendit, do të riniste udhën e tij të re një nga sportet më të dashur, një nga sportet më popullor, futbolli. Ai do të krijonte aq emocione, dëshira, gëzime, thirrje.

2 Shtatori 1945 rinisi startin Kampionati Kombëtar i Futbollit për mos t’u ndalur më. Edhe në këtë startim të ri skuadra e qytetit te Vlores prezantohet me emrin “Vlora”.

Uniforma e përfaqësues vlonjate, ashtu si edhe e viteve të para të nisjes së futbollit zyrtar, ishte një bluzë e bardhë me shirita dy ngjyrësh, kuq e zi. Këto të përsëritura dy herë horizontalisht para gjoksit. Të mbathurat ishin të zeza dhe herë herë të bardha, si dhe geta të zeza me një shirit të kuq në qafë.

Ata që do ta vishnin këtë uniformë në 2 Shtator 1945 do të ishin:

Xhakomino Pozeli, italiani që kishte mbetur që pas luftës italiane në Vlorë, Xhelali (Veizi). Kokona, (Hata), Palla, M Mina, Bitri, Apostoli, Muçaj, Dumani, Shamo, Isaia, Çili, Vasili, Gjini, Saraçi, Naqe, Llambi. Mali, Vavypi, Manushi, Sotiri, Vyshka, Olldashi.

22 qershor 1946 anëtarët e klubit të sportit “Ismail Qemali”, intelektuale e sportistë kërkojnë të ndryshohet emërtimi i klubit ne “Sport Klub Flamurtari”.

Emërtimi i ri u bë vërtetë flamur për sportin vlonjat.

Në kampionatin e 9 Kombëtar të futbollit, të vitit 1946 skuadra e futbollit e qytetit tonë zuri vendin e parë në grupin B dhe të dytin pas finales me ekipin e “Vllaznisë”.

Ecuria e futbollit vlonjat deri në vitin 1960 kur ai do të bëhej finalist i Kupës së Republikës ishte ajo e një skuadre me hope, me ngjitje e zbritje në klasifikim.

Ne vitin 1948 kuqezinjtë do të ishin përsëri finalistë për titullin kampion, por e fitojnë atë te kuqte e ushtrisë “Partizani”.

Në vitin 1949 pas disa takimesh do të përjashtoheshin nga vazhdimi i kampionatit.

Emrat e futbollistëve Mina, Ibrahimi, Bejkosala, Dupi, Arapi, Sallata, Opingari, Thomaj, Gjyli, Ferko, Llupa, Shehu, e trajneri Pelingu do të ishin pasqyrë për brezat e ardhshëm. Konsideratat më të mira si tregues për të cilësuar futbollin vlonjat si futboll teknik, spektakolar e që më vonë do të cilësohej dhe si “futboll i shkollës vlonjate”, kanë përcjelle për tifozerinë vlonjate dhe atë vendore mjeshtrit e futbollit shqiptar dhe emrat e spikatur të medias sportive.

Loro Boriçi : “Flamurtari” i Vlorës është ekip mjaft i fortë.

Anton Mazreku : “Flamurtari” i Vlorës është një nga ekipet me energjike dhe simpatike të vendit.

Sabri Peqini – “Flamurtari” i Vlorës luan thjesht dhe bukur. Zotëron një teknikë të pasur”.

Xhavit Shaqiri : “Tek “Flamurtari” pëlqehet guximi e loja me karakter sulmues, teknikisht e mirë”.

Zyber Konçi : “Zbatimi i skemës 1-4-2-4, skemë e re e eksperimentuar në skuadrat tona më mirë se kushdo skuadër tjetër e zbaton”Flamurtari”.

Trofetë:
1985: Fitues i Kupës së Republikës
1987: Fitues i Kupës së Republikës
1990-1991: Kampion Kombëtar i Kampionatit të 52-te të Futbollit

Ekipi i qytetit të Vlorës “Flamurtari” arritjet më të mira i ka në vitet kur është bërë dy herë fitues i Superkupës së Shqipërisë ; ne vitin 1990 dhe vitin 1992
Emrat që e ngritën lart këtë qytet në futbollin e atyre viteve do të ishin Arapi, Birçe, P.Ruci, Çipi, Taho, Lushaj, Iliadhi, Gjondeda, Ferka, Zijai, Daullja, Gjyli, Rexhepi, V.Ruci, F.Ferko, Kushta, Memushi, Canaj, Bubeqi, etj, me trajner L.Çuri e S.Elmazi.
Kurse ata që varën medaljonin e parë të kampionit do të ishin: Arapi, Bubeqi, Ciruna, Vito, Zijai, Behari, Shaqiri, Memushi, Lameborshi, Mëhilli, Lutaj, Dema, Biraçi, Çipi, Gjondeda, Iliadhi, Taho, Kushta, T.Arapi, Ziu, Daullja, V.Daullja me trajner E.Liçaj dhe Sh.Zile.
Fillimet e ndeshjeve me të huajt vlonjatët, thuhet e dokumentohet ta kenë luajtur rreth vitit 1918 me marinarë të huaj që zbresin nga porti i Skelës drejt qendrës së qytetit. Kurse pas organizimit në shoqatë sportive futbolli vlonjat nga viti 1925 deri në vitin 1937 ka zhvilluar rreth 10 takime. Kryesisht në gadishullin e Ballkanit, por edhe me futbollistet e Italisë . Kurse, ndeshjen e parë ndërkombëtare zyrtare e ka zhvilluar në Athinë me ekipin e AEK për Kupën Ballkanike, në vitin 1980.
Pra, majën më të lartë të cilësisë, mbresat e shkëlqyera të futbollit vlonjat janë në vitet 1980-1990 kur “Flamurtari” hodhi hapin e parë jashtë vendit për t’u ballafaquar me futbollin ballkanik e atë evropian.
Veçanërisht në vitin 1987 kur vlonjatët takohen për herë të dytë me “demat” spanjollë të “Barcelonës” dhe largohen nga kupa UEFA në tur të tretë, gjë që s’e kishte arrirë me parë ndonjë ekip shqiptar.
Për të përcjellë këtë futboll klasi që mbartin futbollistet vlonjat po citojmë anglezin Lineker, golashënuesin më të mirë të botërorit 1986, që luajti me ngjyrat e “Barcelonës” kundra “Flamurtarit” ;“Flamurtari”, thotë ai, luajti shumë mirë. Pashë dhe luajta për herë të parë me një skuadër shqiptare. Një skuadër shumë e mirë, aq sa nuk e mendoja”.
Nga plejada e madhe dhe e ndritur e futbollistëve vlonjat sot numërohen një numër i madh lojtarësh që kanë fituar titullin e lartë sportiv “Mjeshtër Sporti”. Por ata të cilët kanë fituar në anketa të ndryshme të medias, apo të vlerësuar e të votuar nga tifozeria e futbollit janë:

MEXHIT HAXHIU – Mjeshtër i Merituar i Sportit.
Viti 1972 fitues në anketën “10 sportistët më të mirë të vitit”.
Viti 1985 fitues në anketën “Mbresa më të mira në 40 vjet”.
Viti 1995 fitues në anketën “11 futbollistët me të mirë të 55 kampionateve”.

SPIRO ÇURRI– Mjeshtër sporti.
Viti 1971 fitues në anketën “Sulmuesi më i mirë i vitit, 18 vjeçar”.

ALFRED FERKO– Mjeshtër sporti.
Viti 1986 fitues në anketën “10 sportistët më të mirë të vitit”.

AGIM BUBEQI– Mjeshtër sporti.
Viti 1986+1987 fitues në anketën “Sulmuesi më i mirë i vitit”.

RAPO TAHO-Mjeshtër sporti.
Viti 1987 fitues në anketën “10 sportistët më të mirë të vitit”.

SOKOL KUSHTA-Mjeshtër sporti.
Viti 1988 në anketën evropiane”Guerin Sportive” të revistës”Bravo” vendi 18.

LATIF GJONDEDA– Mjeshtër sporti.
Viti 1988 fitues në anketën “ Mesfushori më i mirë i vitit.

VIKTOR DAULLJA– Mjeshtër sporti.
Viti 1988”Sulmuesi më i mirë i vitit për të rinjtë 18 vjeçar”.

Klubi i Futbollit  “Flamurtari”  – Bashkia Vlorë

Comments are closed.