LAMP Printoni E-mail

 

Projekti - LAMP - Project

KOORDINATOR
DORIANA SULAJ

 

MUND TE SHPREHNI MENDIMET TUAJA DUKE KOMUNIKUAR NE ADRESEN E MEPOSHTME:
EMAIL: Kjo adresė e-mail-i ėshtė e mbrojtur nga spam bots, duhet tė aktivizoni Java skriptet pėr tė parė atė


Image 

Image Image

 

  1. Vendim per ratifikimin e memorandumit te mirekuptimit ne kuader te Projektit LAMP
  2. Prezantohet projekti LAMP (Land Administration & Management Project)
  3. Material sqarues mbi projektin LAMP

Te nderuar qytetarė,

Me poshtė ėshtė njė pėrmbledhje e shkurtėr e observimeve tė pjesėmarrėsve tė ndryshėm gjatė takimit qė u zhvillua nė datėn 27 Mars 2009 mbi Analizėn SWOT (Strength – pikat e forta, Weaknesses – pikat e dobėta, Opportunities – mundėsitė e zhvillimit dhe Threats - rreziqet). Kėto observime janė shumė tė rėndėsishme si pėr bashkinė ashtu edhe pėr konsulentėt pėr tė punuar mbi Planin Rregullues tė qytetit tonė. Do tė vlerėsonim shumė nėse do tė merrnim sugjerimet dhe observimet tuaja tė mėtejshme mbi infrastrukturėn, mjedisin, hapėsirat e gjelbra, etj., nė mėnyrė qė Plani i Ri i Qytetit tė jetė miqėsor ndaj mjedisit.
Ju falenderojmė pėr bashkėpunimin dhe sugjerimet tuaja tė mėtejshme.


Observimet e takimit:
Seminari u hap nga drejtuesi i projektit Z. Hari Baral ku falenderoi gjithė pjesėmarresit dhe theksoi rėndėsine e konsultimit me grupet e interesit pėr pėrgatitjen e planit rregullues dhe rregullores sė urbanistikes. Seminari vijoi me fjalimin e kryetarit tė bashkisė Z. Shpetim Gjika. Ai theksoi se investimet e qytetit janė fokusuar nė tre aspekte kryesore:
  1. Hapja e rrugėve te reja kryesore, si dhe zgjerimi i atyre ekzistuese.
  2. Vazhdimi me ritme tė pėrshpejtuara i investimeve nė brendėsi tė lagjeve tė qytetit dhe nė rrugėt dytėsore, tė cilat kanė lehtėsuar sė tepėrmi qarkullimin e mjeteve motorike dhe tė kėmbėsorėve.
  3. Studimi dhe urbanizimi i zonave informale, duke i kthyer efektivisht nė pjesė integrale tė zhvillimit tė Vlorės sė re.
U vu nė dukje zhvillimi i madh i qytetit brenda njė kohe tė shkurtėr. Kjo sjell rėndėsinė e njė plani tė ri rregullues qė ti sigurojė qytetit njė tė ardhme pėrkrahė qyteteve tė zhvilluara europiane. Faza nė tė cilėn po zhvillohet plani rregullues ėshtė analiza SWOT, dmth analizė e detajuar mbi pikat e forta (Strength), pikat e dobėta (Weaknesses), mundėsitė e zhvillimit (Opportunities) dhe rreziqet (Threats) – kritere kėto tė rėndėsishme pėr pėrgatitjen e planit. Kėshtu qė konsultimi midis grupeve tė interesit dhe specialistėve tė huaj dhe atyre lokal ėshtė shumė i rėndėsishėm.
U bė njė analizė e detajuar e SWOT-it tė qytetit e ilustruar me foto. Njė nga pikat e forta tė Vlorės qė ėshtė dhe mundėsi zhvillimi njėkohėsisht, ėshtė pozicioni gjeografik dhe bukuritė natyrore. Ekzistenca e njė plani rregullues ėshtė njė pikė pozitive, megjithėse ky plan ėshtė i miratuar qė nga 1996. Lidhja e qendrės sė qytetit me portin ėshtė njė pikė e nxehte qė duhet konsideruar si njė mundėsi zhvillimi pėr ekonomine dhe turizmin. Pėr sa i perket pikave te dobėta, njė prej tyre ėshtė qė plani rregullues ekzistues nuk ka mundur tė kontrollojė zona tė rėndėsishme pėr zhvillimin e turizmit dhe ka mbivlerėsuar kapacitetin e disa zonave urbane nė lidhje me densitetin e popullsisė.
Njė prej arkitektėve pjesėmarrės bėri njė analizė tė pėrgjithshme pėr qytetin duke i dhėnė rėndėsi edhe historisė sė tij, si ėshtė zhvilluar ndėr vite dhe si janė hartuar planet rregulluese te Vlorės. Njė nga shqetėsimet ishte zhvillimi i qendrave tė mėdha industriale nė pjesė tė rėndėsishme tė qytetit siē ėshtė TEC-i, Petrolifera dhe Zumax-i, tė planifikuara nė njė zonė me potenciale zhvillimi pėr turizmin. Ėshtė e rėndėsishme tė gjendet njė zgjidhje pėr njė mbijetesė harmonike tė zonave rezidenciale, turistike dhe atyre ekonomike.
U diskutua mbi qendrat vitale tė Vlorės dhe si kanė lėvizur ato ndėr vite. Kėshtu qė ėshtė e rėndėsishme tė merret parasysh se si do tė zhvillohet jeta nė qytet, dmth njė qytet policentrik. U pėrmend gjithashtu rėndėsia e zgjerimit tė vijės sė verdhė. U vu theksi mbi rėndėsinė e zhvillimit tė turizmit duke marrė parasysh dy risurse shumė tė rėndėsishme tė qytetit qė deri tani nuk janė pėrfillur qė janė ishulli i Sazanit dhe gadishulli i Karaburunit.
Mundėsi zhvillimi janė hapėsirat e gjelbra, porti dhe pozicioni gjeografik. Pėrmirėsimi i kushteve mjedisore ėshtė i rėndėsishėm jo vetėm pėr mirėqėnien e qytetarėve por edhe pėr zhvillimin e turizmit.
U diskutua mbi shtimin e shėrbimeve publike pėr ta zhvilluar qytetin pėrkrah qyteteve fqinjė turistike si Pulia, Korfuzi dhe qytetet bregdetare tė Malit te Zi. Pika kryesore e rėndėsishme pėr zhvillimin e qytetit janė pagimi i taksave tė ujit, dritave dhe mbeturinave si dhe taksat e bizneseve to vogla. Vlora ėshtė njė qytet me potenciale pėr zhvillimin e ekonomisė bujqėsore tė agrumeve. Dy taksa tė rėndėsishme janė taksa e ndėrtimeve tė reja dhe taksa e bizneseve tė vogla. Ėshtė e vėshtirė sot pėr njė qytet qė kėrkon tė rrisė standartet e veta nė nivele europiane tė mbajė ekonominė me keto tė ardhura.
U theksua se ėshtė i domosdoshėm bashkėpunimi i grupeve tė interesit duke dėrguar opinionet e tyre nė bashkinė e Vlores nė mėnyrė qė ekspertėt internacionalė te Hydea dhe ata lokal tė Atelier 4 tė pėrgatisin njė analizė SWOT reale pėr njė vizion kontemporan tė qytetit dhe njė plan rregullues efektiv.
 
< I mėparshmi   Tjetri >

bashkiavlore.org