|
Etnokultura e rajonit tė vlorės dhe zhvillimi turistik bashkėkohor. Nė peisazhin turistik tė Vlorės dhe Gjirit tė saj, interesi i turistėve dhe vizitorėve shfaqet edhe nėpėrmjet vlerave etnokulturore qė ndodhen nė kėtė rajon turistik. Nė kushtet e sotme tė zhvillimit tė turizmit njė vend tė veēantė zėnė edhe dukuritė e ndryshme social-shoqėrore e ekonomike, por edhe lidhjet dhe ndėrvarjet midis mjedisit, turizmit dhe pasurive kulturore e monumentale. Duke parė zhvillimet turistike tė Vlorės nė dekadėn e fundit, na vijnė vetiu ndėrmend fjalėt e Sami Frashėrit njė shekull mė parė nė studimin e tij Shqipėria dhe Europa, ku ai shėnon: Pėr tė mbrojtur veten dhe pėr tė pėrparuar e qytetėruar nė rrugėn e tij, popullit shqiptar i ėshtė dashur tė realizojė vepra tė mėdha materiale dhe kulturore, duke ua lėnė trashėgim pasardhėsve
Nga ky mendim i rilindasit tė madh lind pyetja: Po qyteti i Vlorės, ēfarė u afron turistėve nė fushėn e etnokulturės?!
Duhet vėnė nė dukje se qysh nė lashtėsi e sidomos nė mesjetė, Vlora pėrmendet pėr pėrshkrimin e rrugėve detare. Nė kėtė kuptim, lidhjet me tregjet e Mesdheut, emigracioni i dekadave tė fundit, hapja e vendit drejt perėndimit, zhvillimi i turizmit dhe i ekonomisė, po bėjnė tė mundur, qė edhe rajoni i Vlorės tė eci nė proceset e reja tė zhvillimit tė jetės e tė shoqėrisė europiane. Kur bėjmė fjalė pėr zhvillimin e qėndrueshėm tė turizmit nė rajonin e Vlorės, duhet tė kemi parasysh se tashmė ky zhvillim bazohet vetėm nė marrėdhėniet e peisazhit turistik tė mrekullueshėm tė kėtyre brigjeve, por edhe nė botėn njerėzore, si dhe veprimtarinė qė kryhet mbi kėtė mjedis. Sipas konferencės sė OKB (1994) zhvillimet e sotme ekonomike dhe turistike pėrcaktohen nga strategjitė qė ndėrtohen pėr ndryshimin e mjedisit, rolin e banorėve tė rajonit nė kėto ndryshime, duke marrė pėrparėsi investimet pėr zhvillimin e burimeve njerėzore. Pėr peisazhin turistik dhe vatrat kulturore tė kėtij rajoni kanė shkruar mjaft autorė antikė, ata tė mesjetės, si dhe udhėpėrshkrues tė shek.XIX-XX. Nė veprėn e vet Bella Civila, Jul Ēezari, nė udhėtimin e tij nė grykat e Palasės e tė Dukatit pėr tu ndeshur me ushtrinė e Pompeit nė vitin 48 para Krishtit shėnon: Kėto male mė shfaqen si hone poetike homerike
Autorė tė tillė si: Halil Inalēik, Pier Reiz, Ami Bue, Henri Holland, Pukėvil, Bajroni, piktori i madh anglez Eduard lir, Martin Liku, francezi Leon Rey, studiuesit italian Baldaēi, Ugolini, Pirro Mancone, apo gjermani Karl Paē, e pėrshkruajnė rajonin e Vlorės si njė perlė tė brigjeve Mesdhetare, me pasuri tė mėdha natyrore zakonore dhe minerale. Ėshtė fat i veēantė qė disa nga peisazhet turistike tė Vlorės si: Parku Kombėtar i Llogorasė, Laguna e Nartės, Laguna e Orikumit, Kompleksi Natyror Nartė-Zvėrnec-Treport, Pylli i Pishė Poros, si dhe Parqet Arkeologjike Kombėtare tė Orikut e Amanties, janė pėrfshirė edhe nė mjaft projekte e guida tė Qendrės Mesdhetare tė Turizmit. Roli i monumenteve tė natyrės, kulturės dhe historisė ėshtė i pranishėm nė zhvillimet turistike. Mjaft prej tyre me vlera arkeologjike e etnokulturore kanė pėrftuar statusin e veēantė nga shteti shqiptar si Monumente Natyrore apo Monumente Kulture. Nė rajonin turistik tė Vlorės nė kėtė listė objektesh pėrfshihen 77 prej tyre. Nė inventarizimin e tyre pėrmblidhen vlera tė rralla shkencore, estetike, kulturore, historike, didaktike, fetare dhe turistike. Nė rajonin e Vlorės ka mjaft qendra arkeologjike, historike e monumentale. Kėto monumente janė jo vetėm dokumenta tė gjalla qė flasin pėr zhvillimin ekonomik, shoqėror, kulturor e artistik tė epokės qė i krijoi, por edhe pėr epokat e mėvonshme. Kėshtu, kisha e Marmiroit nė Orikum, Kisha e Armenit, qendra e peshkopatės nė Himarė, Kaninė e gjetkė, kalaja e Gjon Boēarit nė Tragjas, Kalaja e Himarės, ajo e Kaninės, e Porto Palermos, e Katafiqit nė Kuē, Mozaiku i Mesaplikut, Mozaiku i Sherishtės dhe Gorrishtit, shkrimet e Gramatės, Shpella e Haxhi Alisė, Shpella e Velēės dhe ajo e shkruar e Lepenicės, si dhe stadiumi antik i Amantes, pėrbėjnė muze tė hapura tė kulturės sė lashtė tė kėsaj treve. Pikėrisht kėto vlera tė kulturės, historisė dhe artit, duhet ti bėjmė prezente pėrpara publikut tė brendshėm dhe vizitorėve tė huaj. Nėpėrmjet kėtyre monumenteve si dhe historisė qė ato kanė mbi shpatullat e tyre, shihet edhe mundėsia e njohjes sė kulturės midis popujve tė Mesdheut. Njė vlerė e veēantė e kulturės popullore nė rajonin e Vlorės, janė edhe monumentet e kultit dhe ato historike. Ato flasin vetė pėr madhėshtinė e arkitekturės, afreskat dhe ikonat, punimet e gurit, punimet e drurit etj. Nė secilin prej kėtyre objekteve, gjatė periudhave tė ndryshme kanė punuar piktorė dhe mjeshtra, qė kanė pėrjetėsuar artin e kohės sė vetė. Po pėrmend dy nga piktorėt e shquar europian: Mikelin e Vlorės qė ka lėnė disa nga pikturat e rralla nė kishat e Napolit dhe tė Venecias, si dhe David Selecnicasin, qė siē shkruan nė afreskat e malit Athos nė Greqi, ishte me origjinė nga Vlora. Kur vizitorėt dhe turistėt ndodhen nė Gjirin e Jonufrės, patjetėr ata duhet tė dinė se piktori i madh shqiptar Onufri, nė shek. XVI nė kėtė vend ndėrtoi dy kisha, nė njėrėn prej tė cilave ai grumbulloi 9 piktorė tė vegjėl, tė cilėt, si nxėnės tė tij prodhonin ikona dhe mėsonin nė fushėn e pikturės murale. Pirro Marcone, qė ka bėrė gėrmime nė Velēė nė vitin 1929, si dhe nė disa qendra tė tjera tė Vlorės, me tė drejtė ka shkruar: Vepra e artit qė ruhen nė Shqipėri kanė njė rėndėsi tė madhe, jo vetėm pėr vendin tuaj, por ato kanė njė vlerė tė madhe edhe pėr historinė botėrore tė arteve, ato do tė plotėsojnė boshllėqet nė zinxhirin e zhvillimit tė artit mesjetar nė Shqipėri. Dihet tashmė, qė nė qytetin e Vlorės ėshtė krijuar njė traditė e mrekullueshme e pikturės vlonjate, ose siē thuhet shkolla vlonjate e pikturės. Galeria e Artit si dhe studiot e piktorėve tė shquar Skėnder Kamberi, Nestor Jonuzi, Agron Dine, Agron Jakupi, Ilmi Bani, Edmond Kojani, etj. janė sallone tė vėrteta arti, po kėshtu edhe studio-art Ori e skulptorit tė qeramikės, Zeqir Alizoti etj. Sigurisht qė kjo ėshtė njė pasuri e veēantė kulturore, por Vlora, krahas shpirit tė saj epik, ka ardhur koha qė tė shpalos edhe shpirtin e saj lirik, botėn dhe qytetėrimin mesdhetar tė saj. Parqet dhe lulishtet e kėtij qyteti janė ende larg konceptit arkitektonik bashkėkohor, na mungojnė skulpturat e parkut, mungojnė pulėbardhat, sirenat, delfinėt, ulliri, tradita e peshkimit, lundrimit etj. Nėpėr parqe mund tė jenė edhe skulptura pėr Osman Haxhiun, Petro Markon, Ali Asllanin, por edhe pėr David Selenicasin, Mikelin e Vlorės etj. Edhe vetė legjenda e detit Jon ėshtė njė monument i bukur skulpturor, sipas studiuesit spanjoll Hoze Huank Zimpen, nė librin e vet Mesdheu, thuhet se nė brigjet e Vlorės ishte nė kujtesėn e banorėve nė vitin 1916, legjenda e njė vajze me emrin Jona, e cila u hodh nga shkėmbinjtė nė det, emrin ia dha detit, qumėshtin e gjirit e bėri dallgė, sytė e saj i dhanė kaltėrsinė. Sipas shtypit tė kohės, nė vitet 1908-1932, nė qytetin e Vlorės kishte njė lidhje tė ngushtė midis tregtarėve dhe njerėzve tė kulturės dhe tė artit, gjė qė mund tė ripėrtėrihet nė kohėt tona. Po bie si shembuj disa vepra tė ndėrtuara nė Vlorė: rruga Vlorė-Skelė, shtiza e Flamurit dhe varri i Ismail Qemalit, Merkatua dhe Sahati. Lulishtja Ismail Qemali, porti i Vlorės, ura e Drashovicės, Ura e Izvorit, Kisha e Shėn Todhrit etj. Pėr ndėrtimin e Markatos dhe Sahatit tė qytetit, bashkia u bėri thirrje tregtarėve dhe intelektualėve, tė cilėt financuan pėr ndėrtimin e saj me njė arkitekturė tė kohės. Po kėshtu, pėr ndėrtimin e kishės sė Shėn Todhrit, financuan jo vetėm tė krishterėt, por edhe muhamedanėt, bektashianėt dhe ebrejtė. Nė kėtė formė u nderuan mjaft objekte nė Vlorė. Nė vitin 1921, shoqėria Vlora e Lirė, krahas ndėrtimit tė portit tė ri aty ku gjendet sot, financuan edhe mjaft shkolla, botime, mbjellje pemėsh e lulishtesh si dhe punimet e para nė Plazhin e Vjetėr, si dhe Muzeun Arkeologjik Ballkanik tė Skelės etj. Ndėrsa tani nė kohėt tona tė trazuara moderne, nė mjaft ndėrtime tė bukura, nuk do tė kishte asgjė tė keqe qė, nė fasadat e tyre, nė mjediset rrethuese apo parqet qė krijohen, tė vendosen edhe vepra arti, skulptura, statuja, basorelieve etj. Nė pallatet para stadiumit Flamurtari, aty ku janė rrėnojat e kalasė mesjetare, do tia shtonte vlerat arkitekturore kėtij kompleksi banimi edhe basorelievi i kėsaj kalaje. Nė zonėn afėr stacionit tė trenit, ku janė zbuluar anije lundruese tė mesjetės sė herėshme, emblemat e tyre mund tė gdhendeshin nė fasadat e pallateve. Vlora ka trashėguar mjaft elementė tė arkitekturės sė saj, tė cilat, mund tė trajtohen nga arkitektet nė ndėrtimet e reja tė banimit dhe ato turistike. Nė kėtė drejtim ka nevojė pėr debate e diskutime tė gjera, pasi nė mjaft ndėrtime jo vetėm nė qytet, por edhe nė vijėn bregdetare turistike, nė hotele, bare e restorante, nė vend qė tė praktikohen ndėrtimet drusore, zėnė vend betonimet e rėnda qė bėhen shkatėrruese pėr mjedisin turistik, duke prishur edhe peisazhin e gjelbėrt. Vlora ka mjaft pasuri materiale e kulturore, sidomos nė fushėn e etnografisė. Vet Muzeu Etnografik i qytetit tonė ėshtė me objekte mjaft me vlera artistike, estetike e kulturore. Por kėtė pasuri nuk e mban dot ajo ndėrtesė e ish Klubit Labėria, kėrkohen hapėsira tė tjera dhe njė arkitekturė mė e pėrshtatshme. Sot nga disa fshatra tė rrethinės sė Vlorės, nė mėnyrė zejtare prodhohen veshje tradicionale; fustanella, veshje burrah e grash, sherqe, velėnxa, flokate e sixhade, tė cilat shiten pėr turistėt, por edhetregtohen nė disa vende europiane; Greqi, Turqi, Gjermani, Itali, Francė e Spanjė. Nė kėtė drejtim mjaft mjeshtra tė labėrisė dhe tė Dukatit, punojnė drurin e gurin, duke prodhuar objekte artistike e zbukurime, fyej, cula, tavane e orendi shtėpiake. Me objekte tė tilla ka nevojė pasurohet mė shumė Muzeu Etnografik, por tė krijohen edhe dyqane pėr shitjen e tyre nė qytet. Zhvillimit ekonomik e turistik i mjedisit tė rajonit tė Vlorės ėshtė kompleks dhe me hapsira tė mėdha. Njė nga problemet qė shtrohet ėshtė edhe integrimi kulturor me botėn e qytetėruar. Traktati i Mahstritit, nė nenin 125, vė nė dukje se nė marrėdhėniet midis popujve, duhen respektuar edhe kulturat dhe traditat e popujve tė tjerė. Nė kėtė pikė, kam mendimin se para nesh shtrohet njė pėrgjegjėsi mė e madhe pėr ruajtjen e identitetit tonė, ruajtjen e trashėgimisė sonė, kulturore, historike e monumentale. Sigurisht qė nga kultura evropiane ne do tė marrim shumė gjėra, por edhe ne dueht tė bėjmė pėrpjekje pėr tė futur aty kulturėn tonė. Komuniteti Europian ka hartuar mjaft programe pėr njohjen e kulturės ndėrmjet popujve, ka dhėnė edhe projekte e fonde, por Vlora mund tė pėrfitojė mė shumė. Nga UNESCO organizohen takime kombėtare e ndėrkombėtare, pėr arsimin, kulturėn, artin e shkencė, por nga kjo trevė asnjė grup polifonik e artistik nuk ka qenė e pranishme me to. Rajoni i Vlorės ka njė trashėgimi tė pasur folklorike, grupe e ansamble me emėr. Kėngėt Qazimademēe, Smokthinjoēe, Dukatase, Matohasanēe, Himariotēe, vallet e Vranishtit, fyejt e instrumentat e Labėrisė, tashmė janė regjistruar edhe nė albumet e katalogėt e Francės, Anglisė, Gjermanisė, Norvegjisė, Greqisė, Turqisė, Italisė e gjetkė. Nė takimet ndėrkombėtare tė hamburgut, vetėm instrumentat e Pukės dhe polifonia e Vlorės kanė marrė ēmimin e madh Europa pėr Folklorin. Kohėt e fundit polifonia u pėrfshi nė listėn e objekteve monumentale tė UNESCO-s. Vlora, kjo vatėre ndezur e polifonisė, ka pėrgjegjėsi tė mėdha artistike e kulturore pėr tė zhvilluar e pasuruar kėtė lloj arti, por gjithėsi po tė punojnė me polifoninė daullexhitė, me meloditė e vajtimeve do tė kėndohen edhe kėngėt e dasmės. Nė qytetin e Vlorės gjenden edhe disa qendra muzeale, si Muzeu Etnografik, mė i pasuri nė tė gjithė qytetet e jugut tė vendit, Muzeu i Pavarėsisė Kombėtare, Muzeu Historik dhe Arkeologjik, Rruga Muze Justin Godard. Kėta muze janė njė pasuri e madhe e kulturės sonė historike. Sė bashku edhe me Monumentin e Pavarėsisė, shtatoren e Avni Rustemit, Monumentin e Drashovicės, si dhe objekte tė tjera kulti e historie, Teqeja bektashiane nė Kuzumbaba, Xhamia nė qendėr tė qytetit, Kisha Katolike, Kisha e Shėn Todhrit, shkolla e parė shqipe e Muradies, Universiteti Teknologjik Ismail Qemali, Biblioteka e Teatri, ngjallin tek vizitorėt dashuri e respekt pėr trashėgiminė e traditave tona historike e kulturore. Prandaj, nė mjedisin tonė, kėto objekte e monumente duhen njohur, por edhe duhen mbrojtur e pasuruar mė tej. Sigurisht, pėr ti vėnė kėto institucione nė shėrbim tė turizmit modern tashmė kėrkohen hapėsira e vizione tė tjera. Pėrshėmbull, nė lulishten e sheshit tė Flamurit mund tė ekspozohen gjetjet e shumta arkeologjike dhe Mozaiku i Mesaplikut qė dergjet nė magazina, Muzeu i Pavarėsisė ka statusin Kombėtar, por ai nuk e gėzon kėtė. Ka ardhur koha tė nxitet mendimi e tė projektohet njė muze me pėrmasa tė mėdha i kulturės Mesdhetare, gjė qė do ti japė njė vizion tė ri marrdhėnieve tė turizmit me kulturėn nė kėtė rajon.
|