Prof. Dr. NERITAN CEKA Printoni E-mail
 

Vlora, kur fillon historia e Vlorės, ē’pėrfaqėson ky qytet.
2500 vjet histori dhe mbijetesė.

Image
Prof.Dr.Neritan Ceka
Arkeolog

  
 Nė antikitet ka patur njė pėrqėndrim qendrash urbane, qytetesh, ku mė i vjetri duket se ėshtė Oriku ndėrtuar diku nga fundi i shek. VII ose fillimi i shek.VI.
Oriku ėshtė i lidhur ngushtė me historinė e tij me  Apolloninė, veēanėrisht me rolin qė luan nė furnizimin me material guri, pra guroret qė janė rreth Orikumit, veēanėrisht Grama, qė ėshtė nė krahun e sipėrm, furnizon, tė paktėn qė nė periudhėn arkaike, ndėrtimin e monumenteve mė tė lashta, siē ėshtė njė tempull i mundshėm i Apollonit, altari arkaik i shek.VI i gjetur nė Apolloni dhe kollonat mė tė hershme, tė fillimit tė shek.V, duke pėrfshirė edhe kollonat e tempullit tė Shtyllasit, tė cilat vijnė, padyshim, nga guroret e Karaburunit, Akrokeraunea e lashtė. Rolin kryesor nė kėtė transport, jo vetėm nė furnizimin e Apollonisė, por edhe tė Dyrahut, e ka luajtur gjithmonė Orikumi.
  Qėndra tjetėr mė e rėndėsishme ishte Kanina.
Gėrmimet arkeologjike tregojnė qė, njė nga qėndrat mė tė banuara, tė paktėn qė nga fundi i Shek. tė VII, ka qenė Kanina. Pėr fat tė keq, ne nuk e dimė emrin e lashtė tė Kaninės. Ka njė mendim, qė mund tė jetė Kroni, i cili nė gjysmėn e parė tė shek.V futet nė njė luftė kundėr apollonianėve, humbet luftėn dhe apollonianėt me 1/10 e plaēkės sė marrė nga Kroni ndėrtuan njė altar kushtuar Apollonit nė Olympia nė Greqi. Por ne nuk mund tė jemi tė sigurt qė Kroni ishte Kanina, mund tė jetė njė qytet tjetėr.
  Njė qėndėr tjetėr e qytetrimit tė lashtė ilir qė lidhet me Vlorėn ėshtė Amantia, e cila ka njė stadium, ka tempuj, ka nėpunės dhe pėrdoret shkrimi. Pra, kemi njė popullsi tė kulturuar, por vetėm nga diferenca etnike konsiderohet nga Plini si barbare, domethėnė jo greke. Amantėt pėrpiqeshin ta nxirrnin veten e tyre nga diaspora e luftės sė Trojės, e lidhnin veten me abantėt e Eudes, Elias sė sotme nė Greqi, tė cilėt pas luftės sė Trojės u shpėrndanė, ashtu siē dimė dhe historin e Odiseut, dhe erdhėn nė Gjirin e Vlorės dhe themeluan Amantian. Ishte vetėm njė pėrqasje rastėsore e emrit, qė u jep atyre tė drejtėn tė krenohen pėr njė histori homerike, gjė qė e kanė dhe bylinėt, tė cilėt e konsiderojnė veten si pasardhės tė Neoptolemit, birit tė Akilit tė famshėm, por kjo histori nuk ndalon kėtu.
Butrintasit e vjetėr konsiderohen pėrsėri si pasardhės tė Elenit dhe Andromakės, qė vinin nga udhėtimi i famshėm i Argonautėve.
  Njė qytet tjetėr, prapė nė Gjirin e Vlorės, mė pak i njohur, por shumė i rėndėsishėm, ishte dhe Triporti, i zbuluar nga Karl Paē nė vitin 1904, njė mur i ēuditshėm qė zgjatet nga kodra nė drejtim tė bregut. Ka ngjallur gjithmonė diskutime, pasi ishte njė rrugė qė lidhte qytetin e vogėl nė kodėr me pjesėn tjetėr, duke menduar se ka patur njė lagunė, apo mund tė kishim njė skelė. Gjatė gėrmimeve tė viteve ‘70 u sqarua se ishte njė murr rrethues qė jep idenė e njė vendbanimi shumė tė madh, njė qytet tė rėndėsishėm.
  Se kur ėshtė themeluar Vlora, kjo ėshtė njė e drejtė e gjithė qytetarėve qė ta dinė.
Do ta filloja nga emri, i cili edhe nga kumtesa e Profesor Demiraj, u tha qė vjen nga fjala Aulon. Aulon, nė greqishten e vjetėr do tė thotė “ngushticė”, “kanal”. Ka dhe njė tė dhėnė tjetėr qė mund tė vijė nga oborr, qė do tė ishte “Aule”  nė greqishten e vjetėr dhe qė jep shqipen “avlli”, njė oborr i vogėl i kufizuar. Natyrisht qė Aulon ėshtė njė emėr mashkullor dhe nuk mund tė japė “Aulona”, nuk mund tė japė “Vlora”. Pra, njė emėr qė merret nga gjinia mashkullore nuk mund tė japė nė toponomi njė emėr femėror.
  Nė tė gjitha burimet antike Aulona pėrmėndet nė formėn Aulon, qė jep toponimin Vlona, i cili pėrfundon me rotacizmin me formėn qė kemi sot Vlora. Pra, kemi njė emėr tipik ilir, i cili ndeshet nė tė njėjtėn formė nė Ilirinė e veriut tek Liburnėt. Pra, kemi njė Aulona, ose Avlona, ose Albona, me njė metatez. Pra, ėshtė njė emėr tipik i zonės liburne, Emona, Dalona dhe ka disa dhjetra emra qė mbarojnė me ona, emra tipik liburn.
  Mendimi im ėshtė qė emri Aulona lidhet me talasokracinė liburne, e cila ėshtė tipike pėr shekVII p.e.s.
Janė korinthasit, tė cilėt pėrzėnė liburnėt, nė fillim qė nga Korkyra dhe pastaj nga Dyrahu dhe i shtynė nė veri. Mendoj qė, pikėrisht me kėtė talasokraci tė shek.VIII-VII lidhet dhe themelimi i Vlorės dhe emri tipik ilir Aulona.
  Por, a kemi dėshmi arkeologjike pėr njė kohė kaq tė hershme?
Natyrisht qė kemi dėshmi arkeologjike pėr ekzistencėn e hershme tė Vlorės, tė paktėn qė nga shek.V dhe janė nga qėndra e sotme e Vlorės.
Nė veprėn e tij pėr Shqipėrinė Luigji Ugolini thotė qė, gjatė pushtimit tė Vlorės, gjatė Luftės sė Parė Botėrore, pra nė 1914-’20, italianėt ndėrtuan njė gazermė, atje ku ėshtė sot qendra e Vlorės, pranė xhamisė. Edhe gjatė kėtyre punimeve u zbuluan disa objekte arkeologjike, ku ndėr mė
tė rėndėsishmet janė “Stela di Valona”. Kemi tė bėjmė me njė skulptor vendas, sipas Ugolinit. Pak e ēuditshme kjo, pasi Stela i takon me siguri mesit tė shek.V p.e.s, rreth vitit 480, dhe lidhet me ndikimet qė vijnė nga Italia e jugut.
Eshtė nga ndikimet e para tė identifikuara nė kėtė libėr tė Ugolinit, nė tė cilin ai shkėlqen pėr idetė e tij.
  Kėtu kemi njė provė, qė nė shek.V ekzistonte Vlora dhe nuk ėshtė njė objekt i shkėputur i rastit, sepse, pothuajse njė shekull mė vonė, vėrtetohet prezenca nė tė njėjtin vėnd e njė objekti tjetėr qė quhet “vajza e Vlorės”. Eshtė pėrsėri njė kryevepėr, tė mendosh se ėshtė me siguri njė punė e njė mjeshtri lokal, jo vetėm pėr thjeshtėsinė e punimit, por pėr faktin qė paraqesin njė vajzė me kostum ilir.
Eshtė Ugolini, prapė, qė e ka botuar kėtė skulpturė, tashmė tė zhdukur, nuk dihet ku ėshtė, dhe thotė qė ėshtė njė vajzė me veshje ilire dhe njė punim lokal. Dhe Ugolini ėshtė gjithashtu arkeologu qė boton njė numėr objektesh qė vijnė nga i njėjti vėnd. Pra, ėshtė zona ku ėshtė qėndra e sotme e Vlorės, qėndra historike e Vlorės, xhamia, dhe vėrteton qė, ka njė numėr tė tjera objektesh, pėr shembull; njė gur dysh varrimi, i cili datohet nga fillimi i shek.I, qė pėrmėndet emri Klaudia, qė lidhet natyrisht me periudhėn e Jul Klaudes. Dhe nė shek.II pėrsėri, nė kohėn qė quhet imperiale, ka  objekte kollona, kastele, qė vijnė nga i njėjti vėnd.
Por, qė ju tė kremtoni themelimin e qytetit, unė do t’ua jap ēertifikatėn si arkeolog 2500 vjet mė parė.
  Pra, fakti ishte qė deti ishte aty, deti ishte 20 apo 30 metra mė nė perėndim tė xhamisė sė sotme. Unė kam patur mundėsinė kur u ndėrtuan pallatet, mė kanė thirrur dhe kam parė aty objektet e shek.VI tė e.s, njė copė sarkofagu, qė unė shpresoj tė jetė diku nė rezervat e muzeut tė Vlorės dhe objekte qeramike qė datohen qysh nė shek. VI nė rėrėn e detit. Pra themelet janė vendosur pikėrisht
aty ku ishte buza e detit. Edhe gėrmimet e Damjan Komatės kanė vėrtetuar qė, Vlora e shek.IV dhe VI ishte tek Sheshi i Flamurit, pikėrisht prapa Monumentit tė Pavarsisė.
Ndėrtime tė tilla fillojnė me Kostandinin e Madh, fillimi i shek.IV dhe mbarojnė me Justinianin, por kėtu mendoj se jemi nė ndėrtimet e periudhės sė Kostandinit dhe fillimit tė gjysmės sė parė tė shekullit IV. Vlora, pavarsisht se ekziston qė nė shek.V, shfaqet nė burimet e huaja vetėm nė shek.II dhe i pari qė e pėrmėnd ėshtė Lukiani, njė mendje enciklopedike e shek.II e.s, i cili pėrshkuan njė
 udhėtim, qė pėrfundon nė ditėn e dhjetė pas rreziqeve tė mėdha nė Vlorė, nė Aulona. Lukiani thotė: unė e di, e kam provuar vetė dhe ky ėshtė njė vend shumė i rrezikshėm. Mė vonė, kur ngrihet era, tė  cilėt vėndasit e quajnė “liv”, kush ėshtė nga Dukati e ka dėgjuar pasi pleqtė e Dukatit erės sė jugut i thonė “liv”. Pra, burimi qė na jep Lukiani ėshtė njė burim qė duket ėshtė marrė nga vendi. Lukiani ka dhėnė edhe informata tė tjera pėr ilirėt.
Pra, Vlora e lashtė, Aulona e lashtė, gjendet nė qėndrėn historike tė sotme, tek Sheshi i Flamurit. Unė ju solla disa tė dhėna historike dhe arkeologjike mbi datimin e themelimit tė Vlorės 2500 vjeēare.
Ju faleminderit!

 

 
< I mėparshmi   Tjetri >

bashkiavlore.org