Legjislacioni dhe dokumentacioni per ndihmen ekonomike Printoni E-mail

Ligji “Per ndihmen ekonomike dhe perkujdesjen shoqerore” percakton sistemin e ndihmes dhe te perkujdesjes shoqerore per te dhene ndihme ekonomike familjeve te shtetasve shqiptar, te cileve ju mungojne te ardhurat dhe mjetet e jeteses krejtesisht ose i kane ato te pamjaftueshme. Ne rastet kur eshte e nevojshme dhe e mundshme, ne vend te ndihmes ekonomike ose si shtese e saj, ofrohen sherbime publike te perkujdesjes shteterore.

Nuk perfitojne ndihme ekonomike:

a. Shtetasit shqiptar qe banojne jashte shtetit

b. Refugjatet e ardhur

c.  Personat qe kane nevoje per ndihme emergjente si pasoje e fatkeqesive natyrore dhe luftrave.

Ndihma ekonomike u jepet familjeve te shtetasve shqiptar qe kane te ardhura te pamjaftueshme ose qe nuk kane te ardhura materiale jetese nga:

a. Veprimtaria ekonomike;

b. Mbrojtja shoqerore ose ndonje sistem tjeter mbrojtjeje;

c.  Kapital

d. Anetare te familjes jashte shtetit

Ndihma ekonomike shperndahet ne formen e “bllok ndihmes” qe nenkupton ndihmen, krejtesisht ne para, e cila jepet nga shteti per qellim te caktuar. Masa e ndihmes ekonomike mujore percaktohet nga Keshilli i Bashkise i cili merr ne konsiderate:

a. Fondin e bllok-ndihmes

b. Vendimin e Keshillit te Ministrave ne lidhje me kriteret e familjeve qe nuk kane te drejte te perfitojne ndihme ekonomike.

Ndihma ekonomike eshte:

a. E plote, kur mungojne te ardhurat krejtesisht;

b. E pjesshme, kur ploteson te ardhurat te pamjaftueshme.

Dokumentacioni i nevojshem per perfitimin e Ndihmes Ekonomike

a. Dokumentacioni i ndihmes ekonomike per familjet qytetare:

F Ēertifikate familjare ku shenohet familje e vjeter dhe per ndihme ekonomike

F Vertetim si banor i rajonit

F Vertetim nga kadastra qe nuk ka toke;

F Vertetim papunesie per anetaret e familjes mbi 16 vjeē

F Vertetim i periudhes se trajtimit me pagese papunesie;

F Librezat e punes origjinale (fotokopje e faqes se pare dhe te fundit per dorezim)

b. Dokumentacioni per familjet qe kane ndryshuar vendbanimin nga fshati ne qytet:

F Dosja e perfituesit (ku te jete trajtuar deri ne momentin e shpernguljes)

F Libreza e punes (kur perfituesi ka ardhur per arsye te kerkuara ose te detyruara nga shteti);

F Ēertifikate familjare e fshatit;

F Deklaratat mujore te periudhes se trajtimit dhe vjetorja, te firmosura nga administratori.

F Vertetim qe konfirmohet nga Zyra Rajonale, i cili permban masen e ndihmes ekonomike dhe periudhen e trajtimit, e firmosur dhe vulosur nga drejtori i Zyres Rajonale, Kryetari i Komunes, administratori.

F Vertetim nga Komuna per siperfaqen  dhe kategorine e tokes (firmosur dhe vulosur nga Kryetari i Komunes dhe Shefi i Kadastres)

F Ēertifikata e pronesise nga hipoteka ose negativi, ne mungese te tyre tapia e tokes e firmosur, vulosur nga pergjegjesi i kadastres dhe Kryetari i Komunes.

F Dokumentet e perfitimit ne qytet.

c.  Dokumentacioni per familjet qe kane ndryshuar vendbanimin nga nje qytet ne nje tjeter:

F Ēertifikate familjare e vendbanimit te meparshem ku shenohet data e largimit;

F Deklaratat mujore te periudhes se trajtimit dhe vjetorja, te firmosura nga administratori.

F Vertetimi nga Zyra rajonale qe permban masen e ndihmes ekonomike dhe periudhen e trajtimit, firmosur nga Drejtori i Zyres Rajonale, Kryetari i Bashkise dhe administratori.

F Vertetim si banor i rajonit te qytetit te meparshem dhe ne kadaster qe nuk ka toke.

F Vertetim papunesie per anetaret e familjes mbi 16 vjeē ose shkolle nga qyteti qe vjen.

F Vertetim i periudhes se trajtimit me pagese papunesie;

F Librezat e punes

F Vertetim nga Zyra e Tatim-Taksave nga qyteti qe vjen.

F Vertetim nga Drejtoria e Sigurimeve Shoqerore nga qyteti qe vjen;

F Vertetim nga Zyra e Regjistrimit te Automjeteve nga qyteti qe vjen;

F Vertetim nga Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme nga qyteti qe vjen;

F Dokumentet e perfitimit te qytetit prites.

Qytetaret qe trajtohen me ndihme ekonomike duhet te dorezojne dokumentat per perfitimin e sja ne njesite administrative perkatese nga data 1 deri ne 15  te ēdo muaji, nga ora 09:00 – 13:00.

Familjet qe pretendojne te trajtohen per here te pare me ndihme ekonomike duhet te dorezojne dokumentat me daten 16 te ēdo muaji prane Drejtorise se Ndihmes dhe Sherbimit Social ne Bashki.

 

 

 

 

 
< I mėparshmi

bashkiavlore.org