Vlora, Mbretëresha e Rivierës Shqiptare

SHPALLJE PËR NGRITJE NË DETYRË (Drejtor në Drejtorinë e Tarifave dhe Taksave Vendore)

July 10, 2018

SHPALLJE PËR NGRITJE NË DETYRË

(Drejtor në Drejtorinë e Tarifave dhe Taksave Vendore)

Lloji i diplomës: “Shkenca Ekonomike”, niveli minimal i diplomës “Master shkencor”

Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Vlorë në bazë të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”,i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III të VKM nr. 242, datë 18.03.2015 njofton se për plotësimin e vendit të lirë të punës me procedurën e lëvizjes paralele nuk shpallet asnjë kandidat.

Në këto kushte plotësimi i këtij vendi të lirë pune do të vazhdojë me procedurën e ngritjes ne detyrë.

 

Njoftimi i aplikantëve me këtë procedurë do të bëhet në faqen e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe atë të Bashkisë Vlorë në datën 23.07.2018

 

Procedurat e konkurrimit do të zhvillohet në datën 02.08.2018 ora 10:00 në ambientet e Bashkisë Vlorë.

 

FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI ME SHKRIM DHE INTERVISTA

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  • Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjes vendore”
  • Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”
  • Ligjin nr. 9632, datë 31.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar
  • Ligji nr.68/2017, “Për financat e vetëqeverisjes vendore”
  • Ligjin nr. 9131 dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”
  • Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit
  • Ligji nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”

 

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  • deri në 20 pikë për dokumentacionin e dorëzuar
  • deri në 40 pikë për vlerësimin me shkrim
  • deri në 40 pikë për Intervistën e strukturuar me gojë

 

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”

http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

 

DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURRIMIT

Data e daljes së rezultateve paraprake të konkurrimit do te jete brenda dates 03.08.2018

Last modified: July 10, 2018

Comments are closed.