Vlora, Mbretëresha e Rivierës Shqiptare

Vizite delegacion i nivelit të lartë arsimor nga qyteti i Vlorës, Durrësit dhe Tiranës

April 3, 2018

Në datat 25-31 Mars një delegacion i nivelit të lartë arsimor nga qyteti i Vlorës, Durrësit dhe Tiranës vizituan Kinën me ftesë të Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri. Delegacioni i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Z. Koli Bele, përbëhej nga:

  • Rektori i Universitetit të Vlorës Prof.Dr.Roland Zisi
  • Rektori i Universitetit të Arteve Prof. Kastriot Caushi,
  • Rektori i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, Prof.Dr.Kseanela Sotirofski
  • Drejtori i Institutit Konfuci-UT, z.Erion Malaj
  • Keshilltari i Kryetarit të Bashkisë “Vlorë”, z. Jeton Puka
  • Drejtori i  shkollës së mesmë publike “Ali Demi” Vlore, z. Roland Dervishi
  • Përfaqësuese e Ambasadës së R.P. të Kinës në Shqipëri, Znj. Yljana Ylli.

Qëllimi i kësaj vizite ishte për të krijuar mundësi bashkëpunimi midis këtyre Institucioneve dhe Institucioneve arsimore në Kinë, duke shtuar kështu bashkëpunimet e reja dy palëshe. Po ju informoj si në vijim mbi takimet e zhvilluara në R.P. të Kinës:

Takimi i parë u zhvillua në BFSU, universitet partner i Universitetit të Tiranës dhe universitetit “Ismail Qemali” Vlore. Kryetari i delegacionit z.Bele dhe Rektori i BFSU-së Prof.Dr. Peng Long vlerësuan zhvillimin e Institutit Konfuci-UT dhe interesin e studentëve tanë ndaj gjuhës Kineze, si dhe promovimin e gjuhës shqipe në auditorët e Universitetit BFSU në Pekin. Më pas delegacioni zhvilloi një takim me studentët Kinez të Gjuhës Shqipe, me drejtoreshën e Marrëdhënieve me jashtë Prof.Dr. Ke Jing, me dekanin e Fakultetit të Gjuhëve Evropiane dhe shefen e departamentit të gjuhës Shqipe.

Takimi i dytë u mbajt në zyrat qëndrore të Instituteve Konfuci për mbarë botën, HANBAN. Delegacioni u prit nga drejtoresha për Evropën, znj, An Shi e cila informoi delegacionin mbi statistikat e Instituteve Konfuci në botë dhe rëndësinë e vecantë që Instituti Konfuci-UT ka në  Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.

Takimi i tretë u zhvillua në qytetin Yangzhou, ku zv.Kryetari i Bashkisë organizoi një darkë pune me delegacionin. Në krye të bisedimeve ishin marrëdhëniet midis qytetit Yangzhou dhe Vlorës, të cilat në vitin 2015 kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi.

Takimi i katërt u zhvillua në qytetin Yangzhou, ku Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës përfaqësuar nga Rektorja, Prof.Dr. Kseanela Sotirofski nënshkroi një Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin e “Yangzhou” përfaqësuar nga Rektori Prof.Dr. JIAO Xin’an.

 

Last modified: April 3, 2018

Comments are closed.