Vlora, Mbretëresha e Rivierës Shqiptare

SHPALLJE PËR NGRITJE NË DETYRË (Përgjegjës në Sektorin e Pronave Publike, Drejtoria e Pronave Publike & Menaxhimit të Aseteve)

February 19, 2018

Lloji i diplomës: “Shkenca Juridike” dhe “Agronomi” niveli minimal i diplomës “Master shkencor”
Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Vlorë në bazë të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”,i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III të VKM nr. 242, datë 18.03.2015 njofton se për plotësimin e vendit të lirë të punës me procedurën e lëvizjes paralele nuk shpallet asnjë kandidat.
Në këto kushte plotësimi i këtij vendi të lirë pune do të vazhdojë me procedurën e ngritjes ne detyrë.

Njoftimi i aplikantëve me këtë procedurë do të bëhet në faqen e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe atë të Bashkisë Vlorë në datën 03.03.2018

Procedura e konkurrimit do të zhvillohet në datën 13.03.2018 ora 11:00 në ambientet e Bashkisë Vlorë.

FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI ME SHKRIM DHE INTERVISTA
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
• Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjes vendore”
• Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”
• Ligjin nr. 9131 dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”
• Ligji nr.8561, datë 22.12.1999 “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik (ndryshuar me ligjin nr. 20/2016, datë 10.3.2016)
• Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”
• Ligji nr. 9367 dt. 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- deri në 20 pikë për dokumentacionin e dorëzuar
b- deri në 40 pikë për vlerësimin me shkrim
c- deri në 40 pikë për Intervistën e strukturuar me gojë

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”
http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURRIMIT
Data e daljes së rezultateve paraprake të konkurrimit do te jete brenda dates 19.03.2018

Last modified: February 20, 2018

Comments are closed.