Vlora, Mbretëresha e Rivierës Shqiptare

MBI KRITERET, PROCEDURAT PËR PËRFITIMIN E NDIHMËS EKONOMIKE

February 19, 2018

Ndihmë ekonomike përfitojnë:

 1-familjet në nevojë;( familjet pa të ardhura ose me të ardhura të pamjaftueshme, është një pagesë që jepet në formën e një shpërblimi mujor në lekë, e cila kufizohet në kohë, për një periudhë jo më shumë se 5 vjet.

        *Kufizimi në kohë i ndihmës ekonomike nuk aplikohet, për: familjet, anëtarët e së cilës janë mbi moshë pune;

2familjet me kryefamiljare gra, me të paktën një fëmijë që ndjekin arsimin bazë.)

3Jetimët të cilët nuk janë në institucione;

4Prindërit me më shumë se 2 fëmijë të lindur njëherësh, që u përkasin familjeve në nevojë;

5Viktimat e trafikimit, pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore deri në çastin e punësimit të tyre;

6Viktimat e dhunës në marrëdhënie familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.

 

PËR TE PËRFITUAR NDIHMË EKONOMIKE

Kryetari i familjes së bashku anëtarët madhorë të familjes në nevojë që kërkojnë të aplikojnë pranë administratorit shoqëror të seksioneve të ndihmës dhe të shërbimeve shoqërore në bashkinë/njësinë administrative, ku kanë vendbanimin të paraqitur nga data 1 deri në dateën 10 të muajit përkatës, me dokumentacionin si më poshtë:

1 – Kopjen e kartës së identitetit të aplikantëve;

2 – Certifikatën e pronësisë, të lëshuar nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme/ vërtetimin e lëshuar nga Zyra e Kadastrës, apo aktin e marrjes në pronësi ose në përdorim të tokës, për zonat ku regjistrimi i pronësisë nuk ka përfunduar ende.

 

Shkarko informacion te plote…

Last modified: February 19, 2018

Comments are closed.