Vlora, Mbretëresha e Rivierës Shqiptare

Njoftim Bonus Qeraje

September 1, 2017

NJOFTIM BONUS QERAJE

Njoftojme qytetaret e regjistruar si te pastrehe prane cdo njesie Administrative, qe banojne me qira ne baze te nje kontrate qiraje nenshkruar para noterit, nuk kane te ardhura te mjaftueshme per te perballuar pagesat e qirase mujore dhe bejne pjese ne nje nga kategorite si me poshte vijon:

  1. Persona me statusin e jetimit
  2. Persona me aftesi te kufizuar
  3. Familje te policeve te rene ne detyre
  4. Familje te komunitetit Rom dhe Egjiptian
  5. Emigrant te rikthyer
  6. Puntore emigrant
  7. Punonjes i Policise se Shtetit

Per te perfituar nga programi i bonusit te strehimit per vitin 2018, te paraqesin aplikimin e tyre dhe dokumentacionin si vijon:

Dokumentacioni  për te përfituar bonus qiraje

(Sipas VKM Nr. 574, date 29.08.2012)

  1. certifikatën e lindjes së aplikantit dhe certifikatën e gjendjes familjare;
  2. vërtetimin për vendbanimin;
  3. vërtetimin e të ardhurave neto të familjes;
  4. Kontrata e qirasë lidhur para noterit me personin qiradhënës
  5. Numer llogarie ne BKT ne emër te personit qiradhënës
  6. Fotokopje e kartës se identitetit e aplikantit
  7. dokumentacionin përkatës nga punëdhënësi për detyrën dhe të ardhurat e aplikantit e të personave të tjerë të familjes, që janë në marrëdhënie pune;
  8. dokumentin nga organet tatimore dhe ato të sigurimeve shoqërore për derdhjen e kontributeve, për të gjithë anëtarët e vetëpunësuar të familjes;
  9. vërtetimin nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes pranë njësive të qeverisjes vendore për anëtarët e familjes, të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të ku fizuar;
  10. vërtetimin nga zyra e punësimit për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë;
  11. vërtetimin nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension;
  12. vërtetimin nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme se familja apo ndonjë anëtar i saj nuk disponojnë në pronësi banesë a ndonjë mjedis, që mund të përdoret si e tillë;
  13. vendimin e gjykatës, që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara;
  14. vërtetimin përkatës nga institucioni ku ka qenë i strehuar dhe librezën e jetimit, dhënë nga institucioni shtetëror i autorizuar, për individët me statusin e jetimit;
  15. vërtetimin e komisionit mjekësor të përcaktimit të aftësisë së kufizuar, për individë me aftësi të kufizuara,
  16. dokumentin e lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për personat që kanë statusin “emigrant”, punëtor emigrant” dhe “azilkërkues”;
  17. dokumentin e lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e punonjësve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Policisë së Burgjeve;
  18. dokumentin e lëshuar nga institucionet përkatëse për viktimat e dhunës në familje.

 

Last modified: January 31, 2018

Comments are closed.