Vlora, Mbretëresha e Rivierës Shqiptare

LAJMËRIM PUBLIK

March 31, 2017

Bazuar në ligjin 171/2014 datë 18.12.2014 “Për përfundimin e procedurave ligjore të kalimit të tokës bujqësore të ish- ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve”,VKM-se nr. 337, datë 22.04.2015 “Për përcaktimin e procedurave të kryerjes së procesit të kalimit të tokës bujqësore të Ish-ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve”, pika 1/a,Ligjit nr. 172/2014 dhe VKM-se 253 /2013 i ndryshuar, pika 1/a ;

KRYETARI I BASHKISE VLORE

Njofton :

Të gjithë përdoruesit faktikë të tokës bujqësore të Ish – Ndërmarrjeve bujqësore, dhe ish kooperativave bujqesore të cilët nuk janë pajisur me “Aktin e Marrjes së Tokës Bujqësore në Pronësi” në zbatim të ligjit nr. 171/2014 “Për përfundimin e procesit të kalimit në pronësi të përfituesve të tokës bujqësore të ish – ndërmarrjeve bujqësore” i ndryshuar; VKM-se nr.337/2015 , pika 1/a ; ligjit nr.172/2014 dhe VKM-se 253 /2013 i ndryshuar, pika 1/a të paraqesin pranë zyrave të bujqësise ne Njesite Administrative në territorin ku ndodhen tokat, kërkesën me dokumentacionin e cituar në vijim.

Theksojmë se, afati perfundimtar per dorezimin e dokumentacionit eshte data 31.08.2017.

Dokumentacioni

1. Per Kategorine e Ish-Punonjesve te NB-ve, ne Njesite Admistrative.

a) Kërkesën, sipas së cilës kërkojnë të pajisen me A.M.T.Pronesi për tokën që e kanë marrë në përdorim nga Komisionet e ndarjes së tokës;
b) Fotokopjen e noterizuar te Librezes se Punes
c) Planvendosjen e secilës ngastër që kanë në përdorim, të përgatitur nga një subjekt i licencuar, sipas kërkesave të sistemit të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, ku të pasqyrohen sipërfaqja, kufijtë e saj dhe kufitarët.
d) Çertifikatën e gjendjes familjare, të lëshuar nga zyra e gjendjes civile, e komunës dhe/ose bashkisë, ku të pasqyrohet numri i frymëve të familjes përfituese ose individit, në favor të të cilit do të lëshohet akti i marrjes së tokës në pronësi, sipas gjendjes më 1 gusht 1991, me ndryshimet deri më 1 tetor 1992, si dhe çertifikaten per vitin 2015
e) Aktin e Marrjes së Tokës Bujqësore në përdorim, nëse e disponojnë.
f) Mandat- Pagesen per Taksen e Tokes Bujqesore

2. Per Kategorine e Bashkethemeluesve te NB-ve

a) Kërkesën, sipas së cilës kërkojnë të pajisen me A.M.T. Pronesi për tokën që e kanë marrë në përdorim nga Komisionet e ndarjes së tokës;
b) Dokumentacionin kadastral, hipotekor, arkivor apo gjyqësor që provon pronësinë mbi tokën bujqësore apo rrënjët e ullinjve para reformës agrare dhe qenien e tyre si themelues të ish – kooperativës apo ish – ndërmarrjes bujqësore;
c) Planvendosjen e ngastrës/ave, që subjekti përdor për qëllime bujqësore, të përgatitur nga një subjekt i licencuar, sipas kërkesave të sistemit të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, ku të pasqyrohen sipërfaqja, kufijtë e saj dhe kufitarët;
d) Çertifikatën e trungut të familjes (përbërja e familjes) në momentin e dorëzimit të tokës bujqësore (1945-1950) dhe 1991-`92 si dhe çdo dokument tjetër në përputhje me përcaktimet e vendimit nr. 452, datë 17.10.1992 të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar;
e) Aktin e Marrjes së Tokës Bujqësore në Përdorim, nëse e disponojnë.
f) Mandat- Pagesen per Taksen e Tokes Bujqesore .

3.Per kategorine e perdoruesve faktik te tokes ne fshatrat e ish kooperativisteve bujqesore .

a) kerkesen per tu pajisur me AMTP, per token qe perdorin faktikisht , ne te cilen te percaktohen numri kadastral I ngastras , siperfaqja e saj dhe kufitaret
b) Plan-vendosjen e seciles ngaster qe kane ne perdorim , te pergatitur nga nje subjekt I liçensuar , sipas kerkesave te sistemit te regjistrimit te pasurive te paluajtshme , ku te pasqyrohen siperfaqja , kufite e saj dhe kufitaret.
c) Çertifikaten e gjendjes familjare , te leshuar nga zyra e gjendjes civile , e komunes ose bashkia , ku te pasqyrohet numri I frymeve te familjes perfitueseose ose individit , ne favor te te cilit do te leshohet akti I ri I marrjes se tokes ne pronesi , sipas gjendjes 01.08.1991.

Për cdo informacion dhe sqarim paraqituni në Njësitë Administrative përkatëse dhe pranë Drejtorisë së Menaxhimit të Pronave Publike dhe Aseteve.

Ju faleminderit!

Drejtoria e Pronave Publike dhe Menaxhimit te Aseteve
Bashkia Vlore

Last modified: March 31, 2017

Comments are closed.