Vlora, Mbretëresha e Rivierës Shqiptare

Rikonstruksioni i rrugës “Veledin Kollozi”

January 10, 2017

Rikonstruksioni i rrugës “Veledin Kollozi”, që, tashmë ka nisur, është një nga projektet e rëndësishme të parashikuara në programin e investimeve të Bashkisë, për përmirësimin dhe modernizimin e infrastrukturës rrugore në qytet.
Ky segment, që kufizohet me rrugën “Ismail Qemali” në lindje dhe në perëndim me kryqëzimin e Zyrës së Punës dhe Bibliotekës Publike “Shevqet Musaraj”, me gjatësi rreth 350 metra, është një nga akset më të rëndësishme.
Projekti është i plotë dhe përfshin sistemim asfaltimin, ndërtimin e sistemit të kanalizimeve, rrjetit të ujësjellësit, trotuareve, ndriçimin dhe gjelbërimin.
Punimet parashikohet të zgjasin disa muaj dhe në përfundim të tyre, qytetit do t’i shtohet një rrugë e standardeve bashkëkohore.
Aktualisht, rruga “Veledin Kollozi”, është e amortizuar për shkak të mungesës së ndërhyrjes në të, prej mjaft vitesh.

Last modified: January 10, 2017

Comments are closed.