Vlora, Mbretëresha e Rivierës Shqiptare

Atmosfere Festive!

December 26, 2016

Atmosfera festive në Skelë u bë edhe më e prekshme mbrëmjen e djeshme, me humorin e parodistëve dhe interpretimin e artistëve të Teatrit “Petro Marko”.
Një aktivitet që dëshmoi edhe një herë se, parodistët tanë mbeten përherë të rinj në artin dhe krijimtarinë e tyre.
Por, jo vetëm kaq. Ky ishte edhe një moment, për të sjellë në vëmendjen e komunitetit edhe vlera të tjera të përbashkëta. Çertifikatë mirënjohjeje për nxënësit e talentuar të Shkollës së Mesme Industriale, për kontributin e tyre në qytet, si dhe për ekipin e volejbollit të femrave të Flamurtarit, që spikatën gjatë këtij viti me rezultatet e tyre.

Last modified: January 10, 2017

Comments are closed.